in

Kurti: Reciprociteti shtyhet me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twiter, ka deklaruar se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Osmani: Vuçiç nuk do t’ia arrijë të destabilizojë Kosovën

Qeveria zotohet për shtyrjen e zbatimit të vendimeve, pas largimit të barrikadave