in

MBI 2600 PERSONA NË SUEDI KANË FESTUAR 100 VJETORIN E LINDJES

Shuquri.S. Sejdijaj

Nga një artikull në të përditshmen suedeze Dagens Nyheter mësojmë se nga fundi i vitit të kaluar Suedia kishte mbi 2600 persona që kishin mbërri moshën 100 vjeç. Nuk dihet plotësisht se çka ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve por numrohen disa faktorë që ndikojnë. Pak më tutje mësojmë se kanë qenë Michel Poulain, demograf belg dhe Gianni Pes, ekspert italian i statistikave, ata që zbuluan disa vende të botes ku njerëzit kishin jetuar shumë gjatë. 

Bëhet fjalë për pesë rajone – Okinawa në Japoni, Sardinja në Itali, Nivoya në Kosta Rikë, Ikaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni. Këto zona studjuesit i kanë quajtur si zona blu, për asgjë tjetër vetëm se në hartë i kishin rrethuar me një laps ngjyrë blu. Sipas studiusit suedez Ingmar Skoog, njerëzit e këtyre rajoneve arritën të jetojnë gjatë pasi ata kishin bërë jetë të qetë, regjim të ushqimeve të shëndetshme me shumë perime, produkte të freskëta dhe pak mish por edhe aktivitetet fizike janë një pjesë e shpjegimit. Më së shumti janë femrat ato që jetojnë më gjatë. 

Por në Sardinja psh ka pasë shumë burra që ishin bërë 100 vjeç. Besohet se aktivitetet e përditshme kanë luajt rol të rëndësishëm. Burrat kishin punuar si barinj dhe kishin bërë rrugë të gjatë për çdo ditë. Por edhe aktiviteti social ka pasë ndikim mendojnë studiusit. Ata ndër tjera kanë ndejë me nipa e mbesa dhe ka rëndësi të madhe ndjenja se po kryen një punë të dobishme.

Sa i përketë Suedisë, numri më i madh i personave që jetojnë deri në 100 vjeç ose më shumë gjenden në krahinën e Västmanlandit, në rrethin e Jönköpingut dhe Kalmarit. Nga faktet që sjell artikulli mësojmë se ka qenë një grua e cila ka jetuar më së gjati. Ajo kishte vdekur në vitet e ´90-ta në moshën 122 vjeçe. (Jeanne Calment  e lindur në Francë 1875-1997).

Lini një Përgjigje

Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë

Prishtina vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore