Hoxha Bekim Jashari
I ftuar në emisionin e verës kryeimami i komunës së Podujevës, Bekim Jashari ka diskutuar tema të ndryshme.
Një ndër to është edhe tema e dasmave dhe shkuarja për pushime në det. Ai u përgjigjet hoxhëve radikalë që thonë se të shkosh në det është haram, ose të argëtohesh në dasma është kundër Kuranit.
“Unë marrë pjesë në dasma, qe besa kur ka edhe ndonjë këngë të bukur mund t’i bashkohem këngëtarit”, tha krye-imami nga Podujeva, duke tallur kështu hoxhët primitiv me mendësi beduini.
Gjithashtu, ka komentuar edhe për pushimet në det, si temë që e përtypin hoxhët primitivë, që kanë ngeluir në mesjeten arabe, në kohën e Muhametit.
“Është çështje personale, nëse unë shkoj me vajzën e me gruan time në deti, nuk është çështje e jotja”, tha krye-imami.