in

Linçi i portaleve dhe “analistëve” ndaj Hotit dhe Amerikës

Botuar për herë të parë me 5 shtator 2022

Gani Mehmetaj

 

Komentim më dashakeqëse e më skandaloze se sa gjatë dhe pas takimit të kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhë, kurrë nuk kam dëgjuar as lexuar.

Portalet, “analistët” kujdestarë që na i nxjerrin para shkrimit të tyre disa tituj, herë profesori i njohur, ndërsa nuk kam lexuar asnjë punim shkencor që do të me mbetej në kujtesë, herë “mjeku i njohur i UÇK-së”, thuajse të qenit mjeku i UÇK-së i jep të drejtë të shkruaj marrëzira.

Nuk e kuptoja nga u vinte gjithë ajo urrejtje, pse ajo qasje armiqësore, marksiste-leniniste ndaj SHBA-së dhe ndaj presidentit amerikan, sikur Amerikën dhe presidentin amerikanë ti kishim armiq të egër.

Mund të mos na pëlqejnë propozimet e administratës amerikane, megjithëse nuk shpresuam më shumë, por mbështetje tjetër nuk kemi, apo ata që po sulen me atmosferën e linçit shpresojnë se e kanë mbështetje diku. Na tregon ku e keni? Në Moskë? Në Ankara, apo në Pekin?

Njëri nga armata e shpifësve e hodhi gënjeshtrën ordinere kinse zëvendës kryeministri mori familjen me vete. Të vinte pështirosje kur pastaj portalet dhe “analistët” me banim në Evropë dhe në Amerikë, mërgimtarë, profesorët “e njohur” me shkolla Kumrovci, apo shkolla Sorosi, mbi shpifje të ulëta i ndërtonin shkrimet e tyre paçavure “analiza” të tërbuara, që të rrëqethnin. Ku e vilnin gjithë atë urrejtje? Dhe ata gënjeshtarë nuk gjetën forcë morale të kërkonin falje, pse ia baltosën familjen Selmanjt.

Sa turp, nëse e dinë ç’është turpi. Disa madje e përgëzonin Serbinë “ju lumtë, urime, bravo ju qoftë” etj. Janë në vete këta a si e kanë hallin?

Një televizion që i kishe raportimet me cilësore të redaktorit të vet në Uashington, dha lajmi me foto: “çelësit i Shtëpisë së Bardhë, që presidenti amerikan ia dha serbit Vuçiç. “Çelësinë e Shtëpisë së Bardhë”, Trampi ia dha edhe kryeministrit Hoti, por mediet tona e heshtën, sepse duke e fshehur gjysmën tjetër të së vërtetës donin ta paraqisnin Amerikën armiqësore ndaj nesh dhe proserbe, që nuk ishet as nuk është, është krijuesi i shtetit tonë.

Lini një Përgjigje

Dashuria midis vuajtjës dhe besnikërisë?

Aktori i njohur shpërthen keq kundër Ramës: Po bashkëpunon kollaj me ata që na kanë vrarë