Portreti i munguar i tërboi islamikët radikalë në Kosovë
Një portret i munguar i një shamizeze, i tërboi islamikët radikalë në Kosovë dhe disa portale të instrumentalizuara. Ç’ patën islamikët radikalë që u tërbuan kundër delegacionit të Kosovës? Donin të mbronin qytetaren amerikane nga kabineti i Albin Kurtit? I intrumentalizoi një pjesë e spektrit politik që janë të lidhur me kreu e BIK-ut? Apo u tërbuan pse Kosova u afrua sërish me Amerikën, ndërsa prisnin me gëzim që ai të mos i kthehej miqësisë së përhershme me ShBA-të, që e kishte trasuar Ibrahim Rugova.
U hodhën në sulm disa hoxhë që u prijnë shëmtive, i dhanë zjarr disa portale të çoroditura, ndërsa mëtonin me çdo kusht ta zbehnin një kaptinë të rëndësishme të marrëdhënieve Kosovë- ShBA.
Dhe për të qenë shpifja më e madhe disa portale shkruanin kinse qytetarët e Kosovës ishin shumë të dëshpëruar pse mungoi një grua me mbulesë në fotografinë në grup të të dy delegacioneve. Një grusht islamikë radikalë me hoxhë rrënimtarë në krye, nuk paraqesin qytetarët e Kosovës, ata paraqesin mercenarë të paguar nga Serbia e Turqia.
Qytetarët e Kosovës i madh e i vogël i duartrokiten afrisë së serishme me SHBA-të.


