in

Elita intelektuale nisi të zëvendësonte elitën politike

   Sllovenët, kroatët, por edhe boshnjakët me elitën politike, i amortizuan goditjet e presionet e pareshtura të oligarkisë serbe. Ndërkaq, oligarkia serbe u rigrupua në Komitetin Qendror të Partisë (Lidhja Komuniste) në ushtri, polici e në shërbimin sekret, ku mbizotëronin.

  Ne nuk patëm elitë politike. Brezi i vjetër i politikanëve, që Beogradi i shkarkoi si limonin e shtrydhur, me ndihmën e vasalëve nga Prishtina (Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Ymer Pulën, Sinan Hasanin etj), kishin bërë krime lufte, kishin vrarë nacionalistë shqiptarë më 1944-45, e kishin bërë paqtimin për llogari të serbëve, në emër të vëllazërim-bashkimit, (veçmas për krime lufte ishte shquar Fadil Hoxha), kishin marrë pjesë në shtypjen e disa kryengritjeve shqiptare të Kosovës. I kishin duart me gjak. Brezi i mesëm (Mahmut Bakalli, Azem Vllasi etj), ishin karrieristë, të pamoralshëm, pa identitet kombëtar, ishin sajesë jugosllave.

   Në mungesë të elitës politike kombëtare nisën të konsolidoheshin intelektualët, gazetarët, mjekët e shkencëtarët. Të gjitha lëvizjet kombëtare e demokratike në Evropën Lindore nisën nga intelektualët. Sistemi komunist dhe federatat e mëdha si Bashkimi Sovjetik e Jugosllavia po shkërmoqeshin, ashtu sikurse u rrënuan pas Luftës së Parë Botërore, Austro-Hungaria e Perandoria Turke. 

Gani Mehmetaj: Rugovën, si e kam njohur

Lini një Përgjigje

Maratona prej 1.621 minutash film artistik!

Shamizeza u dha shkas islamikëve radikalë të sulmojnë me tërbim marrëveshjen me Amerikën