in

Mbështetja nga SHBA vazhdon

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon sërish, ku tetë komuna dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nënshkruar marrëveshje për menaxhimin e financave publike dhe prokurimit.

Për pesë vjet SHBA-ja do të ndihmojë në këtë proces.

Tetë komuna të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe disa institucione të tjera kanë nënshkruar të mërkurën memorandum mirëkuptimi me USAID-in për menaxhimin e financave publike dhe prokurimit. Përmes këtij aktiviteti që USAID do t’i japë përkrahje për pesë vjet Kosovës do të adresohen sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se mbështetja në luftën kundër korrupsionit mbetet një ndër prioritetet e tij si ambasador.

“Jemi shumë të lumtur për këtë projekt sepse mendojmë se prokurimi qeveritar është një vend ku mund të ketë korrupsion, lulëzim të korrupsionit. Qeveria e SHBA-së do të vazhdoj që të mbështes institucionet kosovare përderisa vazhdojnë punën në këtë momentum dhe vazhdojnë të arriturat mbresëlënëse që tashmë janë arritur. Natyrisht ka disa mangësi afatgjata, të gjithë i dimë që duhet të adresohet luftimi i korrupsionit dhe Qeveria i ka dhënë prioritet kësaj çështje. Duhet qytetarët e Kosovës, kryetarët e komunave, ministrat, prijësit ta bëjnë këtë, ne mund të ndihmojmë, nuk do të mund ta bëjmë për juve, ju duhet ta bëni këtë, jemi këtu me juve do t`u japim mbështetjen tonë më të mirë, këshillat tona më të mira, çka të mundemi për të arritur këtë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projekti i lansuar sot është në linjë me prioritet e Qeverisë sa i përket menaxhimit të financave publike.

“Luftën ndaj korrupsionit e kemi prioritet dhe parim kyc këtu me të cilin udhëheqim të gjithë politikëbërjen e financave publike është mbrojtja e parasë publike, e kjo arrihet përmes menaxhimit të mirëfilltë të financave publike, prandaj reforma në prokurim publik dhe menaxhimi i mirë  i financave publike janë fushat në të cilat po vazhdojmë punën bashkarisht me ju”, tha ministri Murati.

Stephen Carpenter, zëvendëspresident i qeverisjes së DAI, tha se proceset e prokurimit publik në Kosovë janë të cenueshme ndaj korrupsionit.

“Kemi bërë disa analiza të atyre modaliteteve se si mund të shfaqet korrupsioni dhe e shohim që ka rreziqe për njëfarë patronazhi politik duke u dhënë kontrata njerëzve për shkak të partive politike, nepotizmit dhe mund të jetë vëllai, kushëriri, apo një i fuqishëm që ia merr kontratën. e shohim po ashtu që ka më pak gjasa që të ketë njëfarë ryshfeti të vogël, por e shohim që elita në njëfarë mënyre mundohet të ndikoj në një proces që do të duhej të ishte korrekt dhe transparent i prokurimit”.

Komunat që kanë përfituar nga ky projekt janë Prishtina, Peja, Lipjani, Vushtrria, Gjilani, Peja, Gjakova dhe Rahoveci, kryetarët e të cilave nënshkruan marrëveshjet me DIA-n.

Lini një Përgjigje

Alarmi për sulm në kampin e muxhahedinëve

Maratona prej 1.621 minutash film artistik!