in

Alarmi për sulm në kampin e muxhahedinëve

Gazetari Jul Kasapi ka folur mbrëmjen e sotme për alarmin e pak ditëve më parë për sulm në kampin Ashraf në Manzë, gjë që dërgoi edhe në anulimin e samitit të muxhahedinëve.

Kasapi tha se një hetim i kryer nga SPAK tregonte për indicie të një sulmi të mundshëm, por sipas tij ende nuk është konfirmuar nëse ky sulm do të ishte terrorist apo kibernetik.

Sipas tij, grupi që do të sulmonte muxhahedinët, bazën e kishte në një lokal privat në zonën e Freskut, në Tiranë. Ai pretendon se ky grup paguhej nga qeveria iraniane.

“Kjo është një kërkesë e qeverisë shqiptare duke marrë shkas nga shtrirja e gjerë e hetimit, në bazë të letrës së mbërritur në SHBA. Sulmi në të vërtetë, më së shumti lufta bëhej në rrjetet televizive, rrjetet sociale, ku përmes identiteteve të ndryshme ata bënin artikuj, ka dhe persona shqiptarë sipas SPAK, që po verifikohen. Nuk ka persona të marrë të pandehur, por janë marrë në pyetje.

Hetimet flasin se nga shkurti deri tani për përgatitje për sulm, por nëse do ishte terrorist apo kibernetik, nuk ka një përcaktim të saktë. Veprimet e para të SPAK janë bërë kryesisht në sekuestrim celularësh për të kuptuar më tepër. Është dhe ambienti i identifikuar, në zonën e Freskut, bëhet fjalë për një lokal privat, që sipas letrës ky ambient paguhej nga ministria e Iranit, dhe aty ishte baza e kësaj organizate”, theksoi gazetari në “Open”.

Lini një Përgjigje

Kush vjedhi në xhaminë e madhe në Prishtinë?

Mbështetja nga SHBA vazhdon