Blerim Latifi
“Kur jemi tek problemi aktual me Manastirin e Deçanit dhe Kishën Ortodokse Serbe, ja një fakt historik shumë domethënës, të cilin e sjellin Bernd J.Fisher dhe Oliver Jens Schmitt në librin e tyre ma të ri “ Një histori koncize e Shqipërisë” : “Në vitin 1557 Perandoria Osmane e rivendosi Patriarkanën serbe në Pejë si mburojë kundër ndikimit habsburg dhe venedikas në Ballkanin perëndimor”.
Por në çka konsistonte kjo lloj mburoje?
Është krejt e qartë: në luftimin e kishës katolike shqiptare, e cila nga Sulltani konsiderohej si agjenturë e armiqve europianë brenda Perandorisë.
Për dy shekuj më pas, nën presionin strukturor sllavo-ortodokso- otoman, krishterimi katolik në Kosovë do të kthehej në një gërmadhë të plotë. Kjo është arsyeja pse sot në Kosovë manastiret ortodokse janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa kishat katolike të mesjetës jo më shumë se një grumbull gërmadhash të mbuluara nga dheu dhe vegjetacioni.
Krejt çfarë ka mbetur prej tyre është një kujtesë e vagullt popullore në formën e toponimeve”.