Gabuan rëndë ndërkombëtarët që e caktuan Edi Ramën të afrojë faktorin politik e kombëtar shqiptar. Ai nuk di të afrojë njerëz, ai ka aftësi të jashtëzakonshme të bëjë armiq shqiptarët. Gabuan edhe më shumë kur ia dhanë mandatin të negociojë me Serbinë, kur ai nuk di ta bëjë një gjë të tillë, ai sillet me servilizëm ndaj Serbisë, si Enver Hoxha ndaj Jugosllavisë.
Është gabim i tmerrshëm nëse Kosova i lihet në dorë Edi Ramës dhe satelitëve të tij në Kosovë që kanë shumë mëkate nga e kaluara. Njëzet vjet e rrënuan shtetin e dytë shqiptar me vrasje, zhvatje e shantazhe. Ndërkaq, garnitura e re, që doli nga mangët e të mëparshmës, që në fillim u armiqësua me SHBA-të e Evropën Perëndimore.
Berisha shpenzoi njëzetë vjet energji që ta luftonte SHBA-në, në emër të luftës kundër Sorosit, ndërsa “Sorosi” në fakt ishte Amerika. Berisha, persona non grata, i frustruar është armiqësuar frikshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Britaninë e Madhe, dy aletet tonë kryesor, dy sajuesit dhe shpëtimtarët e dy shteteve shqiptare. I mbetet vetëm Rusia dhe Kina si Enver Hoxhës dikur.
Jemi në një situatë tragjike. Jemi në udhëkryqin si me 1912, 1918 a 1945, por nuk kemi kush na prinë. Pa kokë ishim atëherë, pa kokë jemi tash.
Gabojnë rëndë qeveritarët tonë kur rrinë të dera e burgut në Hagë, kinse po solidarizohen me të burgosurit. E bëjnë për demagogji, por bëjnë shumë dëme kombëtare. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit u vihet në fajësi vrasja e dhjetëra shqiptarëve, intelektualë të njohur, oficerë të lartë, gazetarë e zyrtar të LDK-së. Lë ta dëshmojnë pafajësinë njëherë pastaj le të vrapojnë pas tyre tipi i Ramës dhe të tjerëve. Kështu ata po identifikohen me të keqen. Edhe këtu në lojën e cirkut të solidarizimit me të burgosurit e Hagës prinë Edi Rama. Ai përpiqet t’u hedh hi syve “kosovarëve” si Enver Hoxha dikur.
E patëm rastin ideal, të bëhemi shtete për se mbari, sepse Evropa dhe SHBA-të ishin me neve, por i zgjodhëm a e zgjodhën vetën ata që nuk duhej të ishin në kreun e shtetit dhe të partive politike.
Dardania Press