in

Une shqiptari i huaj

Pllake druri, 5000 vite para Krishti! Burimi, muzeu ZAZ Cyrihu!

Bit Gecaj

Per 29 vite pata nje reagim te vetem: A mos po te duket prapanica ime me e madhe se e ketij?!

Askush, asnje hajdute nuk do me ndaloj te shkoj ne Shqiperi! Ne çdo kohe, ne çdo stine! Asnje propagande e pa shije e kryeministrit te saje, e as e sherbetoreve te tij, te t’gjitha kombesive! Asnje veper e keqe e ndonje hajduti ordinere, nuk do me ndaloj, se Shqiperia eshte Shqipni, eshte e jemja sa e atyre andej Drinit! Kete do ta kuptojne te gjithe, sot ose neser. Sa me pare aq me mire!Sahere qe kame shkuar ne Shqiperi e kam perjetuar njefar zhgenjimi! Por ka mjaftuar nje ftese, qofte edhe me shaka, qe une te kthem ne mes te rruges, paçka se po largohesha!

E kam perjetuar mashtrimin, vjedhjen e hajnie.- Jo veç ate individuale, por edhe ate shteterore! I kujtoj dy vjedhje epike, ate kur blija libra, dhe ate kur preja bilete aeroplani, nga Tirana per diku tjeter!Kur blija libra, arsyetimi i librashitesit, kur e zija vjedhjen kuptohet, ishte ngaterrimi i lekeve, nga te vjetra ne te reja e anasjelltas. Nderkaq kur preja bilete aeroplani, nuk kishte arsyetim fare, kushtonte 100 me shume, si i huaj. 

Dhe keto 100, kuptohet ishin nga valuta perkatese me te cilat alizohej pagesa e biletes: dollare, franga zvicerane, marka gjermane te asaj kohe, etj! I vetmi reagim i imi per gjithe keto vite, pra nga viti 1993 kur e preka se pari token e enderrave te mia, e deri me tani kur po shkruaj, qe ndaj nje biletashitesi aeroplanesh, te cilin e pyeta (ndjese per fjalorin): A mos po te duket prapanica ime me e madhe se e ketij?! Ky, ne kete raste ishte nje tjeter, qe po blente nje bilete ne te njejtin destinacion. Pra ishim une shqiptari huaj dhe nje zvicerani nga pjesa gjermane, qe as tani nuk mund ta percaktoj, sa me i huaj ishte; ngase bileta e tij kushtonte 100 franga zvicerane me pak se imja! Gjithesesi te dy fluturonim drejte Cyriht, e poashtu qe te dy nuk kishim prenotuar bilete paraprakishte! Kete te dhene, atbote e mesova nga vete ai, sepse u takuam rastesishte derisa po e kerkonim te njejten adrese, njeren nga agjensite e biletave, aty ne te djathte, ne fillim te rruges se Durresit, kur largohesh nga qendra, drejt njerit nga zogjte, qe me gjase plani urbanistik i „Rilindjes“ i nxori jashte perdorimi! 

Tani me sa di, aty, ne vend te asaj agjensie ka nje piceri me sherbim 24!Rastet e abuzimeve ne rruge-trafik, nga zyrtare te ndryshem; hotele, restorane e plazhe te ndryshme, pastaj gomister, marangoze e mekanike, ka sa te duash! Por te gjitha jane minore, ne krahasim me misionin shqiptare: Shqiperia eshte e shqiptareve, andaj nuk duhet ndaluar!Abuzime ndaj shqiptareve ka edhe ne Kosove. Ne kohen e pushimeve, kur atje shkojne shqiptaret e diaspores, shtrenjetohet çdo gje.- duke filluar nga berberi qe pet floke, e deri te ai qe shet shtalba (misra) ne rruge! Madje qe nga pika doganore, me polisat e sigurimit te makinave e deri te ripertrirja e dokumenteve personale! Gati harrova, ne te dy vendet tona nuk ka toalete publik, dhe po u ngushtove, duhet tu drejtohesh institucioneve publike, fakulteteve e ndonje institucioni tjeter, qe ka toalet, qofte edhe per faqe te zeze!Pra keta jemi ne, brenda shkelqimit tone gri, brenda frymes sone potente, qe nuk ka fund e as ndalon si ai lumi qe e gjene rrugen perhere!

Lini një Përgjigje

Jala “e shkretë” në mes të sezonit,

Shefqet Krasniqin le ta pi urinën, e unë më mirë po e pi rakinë!