Iniciativa [e Ballkanit të hapur] është e rrezikshme për një arsye shumë të thjeshtë. Me zvogëlimin e barrierave ekonomike, rriten rreziqet politike – sepse ekonomitë për të cilat po flasim janë të zhvilluara në mënyrë të pabarabartë. Ekonomia e Serbisë është rreth katërmbëdhjetë herë më e madhe se ajo e Malit të Zi. Ajo është dy herë më e fortë se ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut bashkë.
Prandaj, çekuilibri ekonomik është shumë i theksuar. Kjo do të thotë se, kur i hiqni barrierat, përfitimet më të mëdha i shkojnë shtetit më të madh – dhe ai është Serbia. Dhe fuqia ekonomike në duart e një regjimi autoritar është një parakusht për rrezikun.”(Edward Joseph).