in

Sa rrezokohen shqiptarët nga propaganda ruso – serbe – muslimane?

Gjatë protestave në Beograd, shumë serbë shfaqin hapur simpatinë e tyre për Vladimir Putinin dhe luftën e agresionit të Rusisë.

Nga Sherif Ramabaja

Në Kosovë këto ditë mund të dëgjosh teori të ndryshme mbi agresionin rus në Ukrainë. Një nga to është absurde dhe kryesisht jo pa qëllim është antiamerikane, që burimin e ka nga propaganda ruso – serbe – muslimane.

Putini kur e filloi agresionin në Ukrainë deklaroi se do ta çlironte Ukrainën nga nazizmi, pa llogaritur se presidenti ukrainas Zelensky vetë është me prejardhje hebreje.

Më vonë u përhapën teoria se Ukraina po bënte gjenocid dhe terror ndaj popullsisë ruse në Luhansk dhe Donbas dhe për këtë Rusia ka ndërmarr një aksion ushtarak të kufizuar, për ta mbrojtur popullsinë ruse në këto vendbanime.

E gjith kjo nuk qëndronte dhe ishte një propagandë ruse që përdorej për ta mbuluar sulmin dhe terrorin mbi Ukrainën, si një aksion ushtarak i kufizuar.

Tash kur të gjitha këto kan rënë, propaganda ruse e ka përhapur teorinë se ne në Ukrainë nuk po luftojmë kundër Ukrainës, po kundër SHBA.

Kjo teori siç duket po funksionon te shtetet arabe të cilat shumica janë kundër Amerikës dhe janë të rreshtuara në anën ruse.

Është fakt po ashtu se shumica e muslimanët në Gjermani që vijnë nga shtete të ndryshme duke filluar nga Turqia e tutje, kanë të njejtin mendim dhe haptas e përkrahin Rusinë dhe pozicionohen kundër SHBA.

Në Kosovë ekziston po ashtu një tendencë e propagandës së tillë ruso – serbe – muslimane që ka një ndikim te të painformuarit, të paditurit dhe gjysmëanalfabetët që ushqehen me dezinformata, gjoja se kryetari i SHBA Biden e ka nxitur një konflikt të tillë.

Të tillët mendojnë se këtë konflikt e udhëheqin SHBA për ta dobësuar Rusinë dhe shtetet muslimane, për dominim të katolicizmit.

Prandaj një pjesë e shqiptarëve bien pre e kësaj propagande ruso – serbe -muslimane duke u pozicionuar kundër interesit nacional kombëtar.

SHBA, Nato dhe EU me kohë ia kishin tërhequr vërejtjen Rusisë kur me muaj të tërë para se të sulmonte, i kishte grumbulluar forcat ushtarake me armatime në kufi me Ukrainën.

Në kritika të tilla Rusia arsyetohej se këtë po e bënte, sepse po organizon ushtrime ushtarake në territorin e vetë.

Pak para sulmit proklamonte se ka filluar tërheqjen, kurse në befasi e filloi sulmin duke menduar se ukrainasit do t´i prisnin me lule.

Pas një muaji të agresionit rus bota po e sheh me sytë e vetë tmerret që po i bënë Rusia, duke sulmuar caqet civile dhe duke shkatërruar qytetet deri në themel, nësoi siç kishte vepruar me Groznin në Çeçeni dhe Alepon në Siri.

Po ashtu gjurmë të njejta janë duke u vërejtur ashtu siç veronte Serbia në Kosovë : me kidnapime, përdhunime, dëbime masive, vrasje etj.

Perëndimi në pamundësinë për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, po e ndihmon edhe pse me vonesë me armatime mbrojtëse.

 Në Ukrainë po mbrohet demokracia, prandaj perëndimi po insiston që ta ndal Putinin, sepse po arriti ta pushtoi Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq.

Llogaritet se njejt kishte vepruar edhe Hitleri, prandaj ngjashmëria e tyre në veprime është shumë e madhe.

Është shumë afër mendsh që po të korrte sukses Putini në Ukrainë do ta urdhëronte Serbinë që ta sulmonte Bosnjen, Kosovën apo Malin e Zi, në mënyrë që bota të përqëndrohej diku tjetër e jo atë që kishte bërë Rusia.

Kosova duhet të interesohet se kush dhe ku po përhapet një propagandë e tillë në masa të caktuara të popullsisë, duke akuzuar SHBA si fajtore për luftën në Ukrainë e jo Rusia.

Gjermania po ashtu po e korigjon pozicionin e vetë. Ajo duke mos llogaritur ne një agresion të Rusisë, me vite e kishte zvogluar buxhetin ushtarak dhe kishte rënë pre e mvarsisë së gazit rus.

Tash shteti gjerman fuqishëm, me 100 miliard Euro investime, do ta forcoi dhe armatos ushtrinë e vetë. Së fundi po zhvillon po ashtu bisedime me Izraelin për sistem mbrojtës raketor, për hapsirën ajrore gjermane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Moti sot në Kosovë

Besa Tafilaj Pinocheti e Teksasit, nënë e tre fëmijëve me emra shqip: Lirë, Zanë dhe Lorik