in

Shkrimtari Jusuf Buxhovi i dhuron libra bibliotekës “Ernest Koliqi”

Shkrimtari dhe historiani,Jusuf Buxhovi po vazhdon nismën e tij të filluar, që bibliotekave shkollore dhe atyre të qyteteve e lokaliteteve të vendit, t’iu dhurojë disa nga botimet e tia. Kështu bëri edhe sot kur i dhuroi 50 libra të veta bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë.Në nje kumtesë të shkurtër nga ky takim, prijesit e kësaj biblioteke kanë shkruar:

“Sot, ishte kënaqësi të presim në Bibliotekën tonë shkrimtarin e mirënjohur z. Jusuf Buxhovi, me ç’rast i dhuroi opusin e librave të tij (rreth 50 copë) nga fusha e krijimtarisë letrare dhe hisoriografike në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht).U pritë me nderim nga Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, me të cilët vazhdoi një bisedë e këndshme për një orë.Ipeshkvi ynë duke e falënderuar z. Buxhovi për dhuratën e çmuar, i dhuroj rrëfimin e tij trilogjik “Rrëfimi”.E falënderojmë shumë z. Buxhovi për këtë dhuratë të çmuar, me të cilën ka pasuruar bibliotekën tonë!”

Lini një Përgjigje

Erdogani duke u përkëdhelelur me Putinin po shndërrohet në bombë të kurdisur për NATO-n

Çamëria – ndërgjegjja e vrarë e shqiptarëve