in

"Dieta" virtuale

Shkruan: Mevi Rafuna

Është e vështirë të shkruash me një shoqëri ku dominon materializmi,aq më pak të tentosh të ndryshosh diçka kur njeriu duket i shpërftyruar.Këtu pas çlirimit pra në “liri” u krijua përshtypja se mund të bësh gjithçka.Duke tentuar se çfarë të marrin më shumë, harruan se janë skllevër në mendje.Kapërcimi nga  një shoqëri e mbyllur patriarkale në një shoqëri moderne,solli shumë gjëra të panjohura.Situata të pamenagjueshme dhe shpesh jo imagjinare.Zbrazëtia shpirtërore, shfaqet në forma të ndryshme. Shpesh e mendoj se jam e fundit nga idealistët e paktë.

Zbrazëtinë shpirtërore nuk ta mbush asgjë materiale dhe sado larg të shkosh do ballafaqohesh në kontradita të tmerrshme me vetëveten.Sot njerëzit duan të duken dikushi në sytë e të tjerëve, por kush janë ata para vetëvetes.Qenie të zbrazëta që nuk janë në gjendje të reflektojnë ndaj asgjëje e aq më pak të protestojnë.Sistemi në të cilin jetojmë, është i pamundur të ndryshohet pa ndryshuar mentaliteti.

Mentalitet primitiv provincial me nuanca orientalizmi, që shfaqet nga mënyra se si jetojmë,si hamë, si pijmë,sa kujdesemi për natyrën, si i bëjmë ceremonitë martesore deri tek ceremonitë mortore.Gjithçka është dukje pa thelb dhe pa esencë!Andaj po mendoj të mbajë “dietë” virtuale.Unë kam punuar me vetëveten e di anën time të errët siç e di anën time të ndritshme.Dhe vetëm kush arrin t’i shoh anët e errëta dhe anët e ndritshme të vetëvetes arrin t’i shoh të mirat dhe të këqijat e shoqërisë dhe të kombit.

Lini një Përgjigje

Vepra gjigante “Carmina Burana” i dhuroi Prishtinës momente të paharrueshme

Erdogani duke u përkëdhelelur me Putinin po shndërrohet në bombë të kurdisur për NATO-n