Me ngjarjet që vendosen në fushatat e Oktavianit në Iliri, do të jetë filmi i parë për ilirët.
Me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të ketë premierën botërore në Festivalin Kroat të Filmit në Pula, më 21 korrik, raportojnë mendiet në Kosovë.
Fatmir Spahiu, njëri nga producentët e filmit ka bërë të ditur lajmin dhe gjithashtu ka njoftuar se tashmë e ka parë filmin e përfunduar dhe është pamasë i lumtur për punën e bërë.