in

Komuna i dha mirënjohje Kishës Ungjillore të Prishtinës

Komuna e Prishtinës, sivjet i dha mirënjohje Kishës Ungjillore-Protestante të Prishtinës për kontribut të jashtëzakonshëm në arsim. Objekti i Kishës Ungjillore-protestante të Prishtinës, atëherë Bashkësia e Popullit Zotit, gjatë viteve të nëntëdhjetë është përdorë nga Universiteti i Prishtinës për fakultet, pra janë mbajtur ligjëratat në te. Ndërkaq, shkollat e mesme e fillore e kanë përdorë për mësonjëtore, për ceremoni të ndryshme të shqiptarëve etj.

Kisha Protestante ka kontribuar në zhvillimin e arsimit universitarë e të mesëm në kohën më të rëndë, atëherë kur qeveria e Millosheviqit e mbylli Universitetin dhe shkollat e mesme shqipe, atëherë kur rrezikoje shumë po ua dhe hapësirën për universitet e shkolla.  

Në emër të komunës mirënjohjen e dha kryetari, Përparim Rama, kurse në emër të Kishës Protestante e mori pastori, Artur Krasnqi

Lini një Përgjigje

Scholz dëshiron të intensifikojë bisedimet e pranimit të vendeve Ballkanike në BE

Mirënjohje për Artur Krasniqin-Brezin e Republikës