Kanë filluar të mblidhen në Ohër, liderët e pesë vendeve të Ballkanit perëndimor, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Kjo nismë është refuzuar nga Kosova, e cila për këtë arsye edhe mungon në takim, për ta kompletuar kështu me gjashtë shtetet e këtij rajoni.
Sonte pritet të ketë darkë të shtruar nga kryeministri maqedonas, Dimitri Kovaçevski, për homologun nga Shqipëria, atë nga Mali i Zi, kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës dhe Presidentin e Serbisë.
Megjithatë, befasia këtë herë në këtë samit është shfaqja e papritur e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Ëahtë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ai që ka publikuar disa fotografi nga Ohri, ku shihet në shoqëri të Hillit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.
“Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”, ka shtuar Abazoviq.
Përndryshe, samiti mbahet nesër ku pritet të nenshkruhen disa marrëvedhje ne turizëm e kulturë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, kurse Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi janë vëzhguese.
Pritet që samitit me video mesazh tu drejtohet edhe Komisoneri për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varhei si dhe Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin perëndimor.
RTKlive


