in

Dedikuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftën e Kosovës

Mevi Rafuna

Janë mijëra duar që kurrë nuk arritën ta prekin qiellin

janë mijëra ëndrra që u shuan

janë mijëra fëmijë që nuk u rritën

Jo pse nuk deshtën të rriten

por nuk i lanë të rriten

Me gjakun e tyre barbarët shuanin etjen e marrëzisë

Gjak shqiptari i njomë, kërkohej

Zhdukje e një kombi predikohej

Donin të na zhduknin pragun, vatrën

Të na i digjnin djepat 

Të na linin pa varre

As qyqet nuk vajtonin

Edhe ato i vranë

S’kishte kush ta vajtonte këtë tragjedi shekullore

Edhe nënave ju shterroi zëri

Nga vuajtjet e mishit dhe shpirtit

Lini një Përgjigje

Bekim Fehmiu për “Variety”: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Ismail Kadare për Arshi Pipën: Falë përkthimit të tij vepra ime është bërë e njohur në botë