Dikur ishte kështu si në fotografi, por sot thonë se gjendja ka ndryshuar. Rama u tregua i pabesë, e kritikojnë qarqet islamike-erdoganiste. Nuk i dëboi gylenistët, nuk ua mbylli gojën kritikëve të diktartorit turk, nuk u largua nga Amerika.
Erdogani kërkoi më shumë se sa guxonte të jepte Rama, që kishte obligime ndaj Amerikës, thonë të tjerët.
I pari i Turqisë u bë kalë Troje për Amerikën dhe Perëndimin, ishte spiun i Rusisë e Putinit, e akuzojnë jo pak prej tyre.
A po i vjen fundi muajit të mjaltit Rama-Erdogan? Nga do t’ia mbajë Rama? Do ta zëvëndesoj Erdoganin me Vuçiqin? Me të dytë e kishte mirë, por nga njëri duhet të largohet.