Nijazi Muhamedi
Ky diplomati i huaj,mik i sprovuar i shqiptarëve, që ish një kohë në Maqedoni,sa herë që vjen në Maqedoni më thotë larg e larg ca muhabete shqiptare që i kanë ndodhur dhe unë kujtohem se ato m’i thotë për t’i shkruar dhe unë i kam shkruar ca prej tyre.
Po e shkruaj tash dhe muhabetin e tij mbi Çamërinë. Kur ka qenë ambasador në Shqipëri, ka nisur ta mësojë dhe shqipen mirë,po mendja i ka ndenjur të shohë Çamërinë,pak më tepër për arsyena “diplomatike”. E bën gati një itinerar për t’i rënë Çamërisë anës e anës dhe një ditë vere i thotë shoferit të vet shqiptar nga anë e Çamërisë bile,se “nesër nisemi për në Greqi. Do nisemi nga këndej e do të dalim andej”,pa ia përmendur fare se shkojnë për në Çamëri dhe atij .shoferit,pa iu kujtuar fare se udhëtimi do bëhet nëpër Çamëri.Në të hyrë në tokën çame,ky shoferi i jep edhe më tepër turr makinës ,gjoja për të mbrërritur sa më shpejt në Athinë,po ky ambasadori i thotë të ngajë maqinën mengadalë se ia turbullon mendjen shpejtësia.
Në fakt,ngarja me shpejtësi e maqinës nuk i jepte kohë të vështrojë pamjen e përmalluar të Çamërisë.Kur mbërrin te një fshat i parë çam,që e kish shënuar në itinerar,diplomati i thotë shoferit:-aman,ndale maqinën te ky kroi t’i lajë pak sytë se më ka tundur udhëtimi.Ndalen.Diplomati nis e vëzhgon e gërmon atë që e ka lexuar dhe atë që don të mësojë për atë fshat;ndërsa ky shoferi shqiptar,i shkujdesur dhe me Çamëri të harruar në zemër,i thotë diplomatit se, ndërkohë që ky sillet rreth atij ffshati, a bën ky të prehet i shtrirë kokërr shpinës mbi bar dhe diplomati,që ka dashur të mësojë se sa e drithëron apo jo edhe këtë Çamëria,i thotë që bën,si jo!
Pasi e sos punën rreth këtij fshati,i thotë shoferit –të nisemi tash,se kjo shëtitja më këndelli e më freskoi,po,ama,tash e tutje ngaje maqinën më ngadalë.Dhe nisen.Pas një dhjetra kilometrash,dipllomati prap e sajon nje sebep tjetër për t’u ndalë te fshati çam i radhës;ndërsa shoferi prap kërkon leje të shtrihet kokërr shpines në bar.Dhe kështu ,diplomati duke sajuar sebepe për t’u ndalur në gjitha vendet që i kish shënuar në itinerar;shoferi i tij duke u shtrirë në kokërr të shpinës në gjithë ato vende,i bien pash e më pash një cope të madhe të Çamërisë dhe mandej dalin në pjesën tjetër të Greqisë,për të mos e kuptuar shoferi qëllimin e udhëtimit të tij.Diplomati kthehet në Tiranë dhe sistemon vëzhgimet e përshtypjet nga udhëtimi i tij nëpër Çamëri;shoferi shkon në shtëpi për të rënë prap n’ kokërr shpinës dhe në gjumë ,pa përmendur fare një fjalë për Çamërinë,mbase ende nuk i bie të kujtohet se ka qenë në Çamëri,vetëm nëse do t’i bien në dorë ndonjeherë të lexojë udhepërshkrimin e diplomatit që i ka shërbyer si shofer…?