in

40 miliardë euro ndihmë për Ukrainën nga ShBA

Shtetet e Bashkuara miratuan rreth 40 miliardë dollarë  ndihmë për Ukrainën, paketa më e madhe e ndihmës që nga pushtimi i Rusisë. Paketa përfshin ndihmën ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe u votua me 86 vota pro dhe 11 kundër, sipas BBC.

Menjëherë pas miratimit të paketës ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, i cili falenderoi Joe Biden dhe amerikanët për ndihmën dhe mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

“Faleminderoj presidentin e Shteteve të Bashkuara për nënshkrimin e paketës së ndihmës. Udhëheqja e Presidentit Biden dhe mbështetja e popullit amerikan në luftën kundër agresorit rus është vendimtare.

Duke pritur me padurim për miratimin e një tjetër paketë të re të fuqishme. Sot ne kemi më shumë nevojë se kurrë,” tha Zelensky në një mesazh të publikuar në Twitter.

Lini një Përgjigje

Përplasje në Bundestag për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia ndalon hyrjen e 963 amerikanëve në vend