in

Ukraina mori çmimin e parë në ‘Eurovizionin 2022’

“Ju lutem ndihmojeni Miariopulin”, ishte kushtrimi i grupit muzikor ukrainas.

Përfundoi “Eurosong 2022”. 25 shtetet pjesmarrëse që u kualifikuan nga dy mbrëmje gjysmë finale, garuan sonte për çmimin e parë.

Kënga fituese nga  Ukraina e kënduar nga  ‘Kalush Orchestra’ me titull ‘Stefania’, mori votat e jurive profesionale dhe të publikut. Votat ishin të kombinuara 50/50, por ato të publikut ishin që i dhanë vulën e fitorës.

 

Trofeu për këngën nga Ukraina do të thotë që “Eurovizioni 2023”, të organizohet nga ky shtet.

Megjithatë, me luftën atje, vështirë se një gjë e tillë të mund të ndodhë.

Sipas rregullave të “Eurovizionit”, në rast se shteti fitues për çfarëdo arsye nuk mund ta organizojë festivalin, atëherë shteti që ka marrë vendin e dytë duhet ta bëjë këtë. Në këtë rast do të ishte Mbretëria e Bashkuar.

Këtë vit ‘Eurovizioni’ u mbajt në Torino të Italisë.

RTK si çdo vit, edhe këtë herë transmetoi drejtpërdrejt dy netët gjysmë finale si dhe finalen e sontme.

Këtë vit pjesmarrës ishin 40 shtete, mes tyre edhe Shqipëria e cila me Ronela Hajatin dhe këngën e saj “Sekret”, nuk arriti të kalojë në natën finale. 

Eurovizioni është gara më e madhe e muzikës në Evropë dhe jashtë saj. 

Lini një Përgjigje

Fashisti Vuçiq, po i kërcënohet Kosovës!

Deputetja boshnjake letër Ramës: A i keni bërë lëshim Vuçiçit për të poshtruar viktimat e genocidit?