in

Gërvalla: Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se tashmë është kryer edhe pjesa formale e aplikimit.

Ajo tha se kishte takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të  Këshillit të Evropës .

Në videon e shpërndarë nga MPJD e të siguruar nga RTK, Gërvalla deklaron se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën.

Ajo rikujton se Kosova është vendi më demokratik e më pro evropian në rajon.

Prandaj, Gërvalla tha se vendi e meriton të jetë anëtare e KE-së.

Ministrja tha se me anëtarësimin e Kosovës në KE, forcohen të drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Diplomati izraelit që po lobon për Kosovën

Vuçiqi do ta luftojë egërsisht Kosovën që të mos futet në Evropë