Nga Sherif Ramabaja
Gati qe një shekull Rusia po feston fitore mbi nazizmin gjerman. Rusët me 1945 kishin hyrë në Berlin dhe e kishin festuar fitoren. Festimi i tyre ishte duke plaçkitur dhe përdhunuar gratë dhe vajzat gjermane.
Këto gjëra sot heshtën dhe mbeten pa u cekur, sepse fitorja mbi fashizmin ishte e madhërishme dhe gjëja kryesore. Rusia e kishte shpëtuar botën nga nazizmi, prandaj edhe kërkonte t´i ndaj trofetë e luftës.
Ajo tha se lindja më takon mua dhe si sistem për të sunduar e kishte zgjedhur socializmin, kurse për ta mbrojtur komunizmin e themelon edhe Paktin e Varshavës.
Rusisë socialiste nuk i mjaftoi vetëm lindja, por Berlinit ia vuri litarin dhe e ndau në dysh.
Shqiptarët nuk rrinin duarkryq por e kishin Partinë Komuniste në krye me Enver Hoxhën, të themeluar nga Serbia.
Shqiptarët mrekulloheshin me Rusinë e Leninit, e më vonë edhe të Stalinit. Partia Komuniste Shqiptare, e më vonë PPSH, kurse sot PS, kishin vendosur ta luftonin reaksionin, nacionalizmin shqiptar dhe imperializmin amerikan, duke iu bashkuar Internacionales Socialiste me qendër Serbinë, sepse ajo përfaqësonte Rusinë në Ballkan.
Sot kjo Internacionale Socialiste me qendrën kryesore Rusinë e Putinit plot pas 77 vitesh, po lufton që sërish botë ta çliroi nga nazizmi në Ukrainë.
Perëndimi i verbuar nga vetëkënaqësia nuk po e vëren se nazizmi po e rrezikon sërish botën, plot pas 77 vitesh.
Për fat të mirë rrezikun e ka vërejtur vetëm Rusia në krye me Putinin e cila pa u hamendur hyri në luftë, që së pari ta çliroi Ukrainën.
Pikërisht me 9 maj, pritet që kryetari Putin me një fjalim të zjarrtë, do të përpiqet që ta sensibilizoi botën në përkrahje të planeve të tij. Po ashtu do t´i ftoi SHBA, për një ndarje të re të sferave të interesit.
Nuk duhet harruar se e vetmja që e ka vërejtur rrezikun nga nazizmi pas Rusisë është Serbia e cila pa mëdyshje është vënë në anën e Putinit, për realizimin e planeve të tilla.
Putini ia ka besuar Serbisë Ballkanin, që ta udhëheq drejt denazifikimit dhe çlirimit nga nazizmi.
Serbia e ngazëllyer, menjëherë organizoi demonstrata në përkrahje të Putinit dhe u armatos me shpejtësi edhe nga Kina.
Hapi i radhës nga Serbia pritet që të jetë çlirimi i Kosovën, Bosnjës dhe Malit të Zi nga nazizmi.
Vuçiqi për t´i realizuar planet e tij ka punuar që pas vetes ta ketë kryeministrin Rama, po ashtu njësoj sikurse e kishin Enver Hoxhën për fitoren ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Vuçiqi dhe Rama janë vëllazëruar dhe po ashtu e kanë themeluar edhe Ballkanin e Hapur, për realizimin e planeve të tyre.
Për fat të keq të tyre dhe për fat të mirë të shqiptarëve, perëndimi kësaj radhe nuk po bie në grackën pan sllave dhe iu ka kundërvënë planeve të tilla.
Sot nuk po lejojnë që bota sërish të ndahet sipas planeve Pan sllave ruso – serbe, prandaj Rusinë e Putinit dhe Serbinë i kanë identifikuar me nazizmin e Hitlerit duke i akuzuar për mashtrim, gënjeshtra dhe falsifikim të historisë.
Mars – Rover (shkrim me përmbajtje ironike)