in

“Shqiptarët e Karakurtit presin kurbanë për Shëngjergj dhe pë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit!”

“Edhe sivjet, në kushte të agresionit rus, shqiptarët e fshatit Karakurt të Ukrainës, nuk e harrojnë traditën, e shënojnë Ditën e Shëngjergjit duke prerë kurbane.

Për ta kjo ditë nuk është vetëm festë e motmotit, por ka dhe rëndësi të veçantë emotive: shënojnë ditëlindjet e Kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.Një grumbull fotosh ekskluzive na i dërgoi sot Ilya Russinsky, kryetar i shoqatës “Oborri shqiptar” që është formuar para do kohe në qytetin Izmail, që gjendet në brigjet e lumit Danub. Fshati Karakurt dhe qytetet Izmmail e Bollgrad, në rrethin e të cilave bie, është 220 km nga qyteti bregdetar i Odesës, i cili kohëve të fundit ka qenë objekt sulmesh të forcave ruse.“Ky është Kurbani, të parët tanë kanë gatuar, kanë bërë kurban një qengj mashkull dhe kanë trajtuar njerëz, dhe kjo është edhe ditëlindja e Georg Skënderbeut. Ky zakon ka arritur ditët tona nga paraardhësit tanë.”, na sqaroi Ilya Russinsky permes mesenxherit, i cili kohë më përmes facebookut kishte postuar një reportazh se si banorët e fshatit të tij përgatisin ushqime forcat mbrojtëse territoriale të Ukrainës.Në rajonin ku gjendet fshati Karakurt, afër kufirit me Moldavinë, nuk ka pasur sulme ushtarake, porse në tri fshatrat tjerë ku jetojnë shqiptarët, në brigjet e Detit Azov, situata është tejet e rëndë dhe nuk ka shumë njohuri nëse kanë rënë nën okupim, siç ka ndodhur me qytetin jo shumë të largët prej tyre, Melitopol”.

Lini një Përgjigje

Putin: NATO-ja është kërcënim i dukshëm për Rusinë

Parada e Putinit