in

Putin: NATO-ja është kërcënim i dukshëm për Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë. Putin tha se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina ka shprehur ambicie për t’u anëtarësuar, është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.

“Operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – siç e cilëson Putin pushtimin e fqinjit – ka qenë një “veprim i nevojshëm” dhe “në kohë”, tha udhëheqësi rus.

“Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh. Kjo është bërë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka ka treguar se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.

Presidenti rus tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri rus “është e dhimbshme” dhe theksoi se shteti rus “do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre”.

“Ju po luftoni për atdheun tuaj, për të ardhmen e tij”, u tha Putin ushtarëve rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945. Nën udhëheqjen e presidentit rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, si dhe në rast për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje

Gërvalla në Izrael, do të pritet nga homologu Lapid

“Shqiptarët e Karakurtit presin kurbanë për Shëngjergj dhe pë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit!”