in

Me 6 Maj festohet ditëlindja e Heroit Kombëtar Shqiptar

Nazim Qehaja

Shën Gjergji, një festë e interpretuar gabimisht nëpër vite si festë e Romëve dhe Ashkalive, është festë e gjithë ballkanasëve  (Serb. Đurđevdan nga Sveti George, Tur. Azize George, Shq. Shën Gjergji).George ka jetuar dikund në Azi mes viteve 200-300 e.s. Sakrifikohet për Fenë e Krishter dhe Shenjtërohet. Bazuar ne Kalendarët Kanonike Ortodokse, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli, por festohet mes ditës së 5 dhe 6 Majit.

A e dini pse? Sepse në këtë ditë, 6 Maj 1405 ka lindur Skënderbeu, nga dhe e merr emrin Gjergj Kastrioti,  dmth. me 6 Maj festohet ditëlindja e Heroit Kombëtar Shqiptar në gjithë Ballkanin, e njerëzit tanë mysliman, siç kanë vepruar edhe me personalitete dhe objekte të tjera të krishtera, për ta fshehur të vërtetën e fesë burimore kombëtare, këtë festë ua kanë dhuruar Romëve mysliman, e shumë objekte të fesë krishtere popujve sllav.

Ky emër ka dhe një rëndësi tjetër me vlerë të veçantë  historike! 

Në lindje, 30 km. nga Tirana është fshati  piktoresk dhe strategjik me emrin Shëngjergj. Në vitin 1443, Skënderbeu, në rrugë për ta  çliruar Krujën ndalon në këtë fshat dhe aty, pasi i spjegon qëllimet e ardhjes kunetëve të tij Vladan dhe Gjergj Arianitit, njerëz me influencë të fortë dhe krushq të Gjon Kastriotit, merr me vete edhe shëngjergjasë të tjerë,  bashkë me nipin nga e motra – Muzakën e Angjelinës dhe e realizon planin e famshëm të tij, çlirimin e Krujës.

Mbane mend mirë! Tani e tutje, 6 Maji, nëse nga Shtetet dhe Trojet Shqipfolëse nuk shpallët zyrtarisht si ditë feste, këtë gjë mund ta bëjmë ne vet, individualisht  dhe familjarisht, jo vetëm si fillim vere, por mbi të gjitha si ditëlindje të Skenderbeut- Gjergj Kastriotit!Prishtinë, 6 Maj 2022

Lini një Përgjigje

Presidentja Osmani u prit nga presidenti i Panamasë Laurentino Cortizo me nderime shtetërore

DW: Albin Kurti- Nuk kemi projekte paralele