in

Izraeli akuzon Lavrovin për gënjeshtra raciste

Russian Foreign Minister Sergey Lavrov speaks to reporters during a news conference during 76th session of the United Nations General Assembly, Saturday, Sept. 25, 2021 at United Nations headquarters. (AP Photo/Mary Altaffer)

Marrëdhëniet e mira të Izraelit me Kremlinin po ftohen ndjeshëm. Ministri i Jashtëm rus Lavrov e justifikon sulmin ndaj Ukrainës, si një luftë kundër nazistëve dhe pretendon se edhe Hitleri kishte “gjak hebre”. Dalja nga shinat, ngjalli gjithashtu zemërim ndërkombëtar.

Një krahasim i Hitlerit nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në lidhje me luftën në Ukrainë ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm i Izraelit Jair Lapid i përshkroi komentet e Lavrov si “skandaloze” dhe “të pafalshme”. Ai thirri ambasadorin rus për të kërkuar “sqarim”. Drejtori i memorialit të Holokaustit Yad Vashem, Dani Dayan, i quajti deklaratat e Lavrov “të pabaza, deluzive dhe të rrezikshme”.

Në një intervistë me transmetuesin italian Mediaset të botuar të dielën, Lavrov përsëri pohoi se qeveria ukrainase ka përbërje neonaziste. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ngriti pyetjen se “çfarë lloj nazizmi” mund të mbizotërojë në Ukrainë duke pasur parasysh faktin “që ai vetë është hebre”.

Më pas Lavrov shtoi: “Mund të gaboj, por Hitleri kishte edhe gjak hebre”. Ministria e Jashtme ruse më pas publikoi një transkript të deklaratave të Lavrov. Që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të “çmilitarizojë” dhe “denazifikojë” vendin fqinj.

Ministri i Jashtëm i Izraelit i përshkroi komentet e Lavrov si një “gabim të tmerrshëm historik”, sipas një deklarate nga ministria e tij. “Hebrenjtë nuk vranë veten gjatë Holokaustit,” tha Lapid. “Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm.” Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha: “Deklaratat e Lavrov janë të pavërteta dhe i shërbejnë një qëllimi të rremë. Qëllimi i gënjeshtrave të tilla është, të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrëshme në histori, që janë kryer kundër tyre.”

Kiev: Antisemitizmi rus po bëhet gjithnjë e më i dukshëm

Qeveria federale në Berlin e akuzoi Lavrovin për “propagandë”. Në Berlin, zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha se “propaganda ruse” e Lavrov nuk kërkon komente të mëtejshme. “ Deklaratat e Lavrov – it janë absurde”, tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se komentet e Lavrov nënvizonin “antisemitizmin e thellë të elitës ruse”. “Vërejtjet e ndyra të Lavrov janë një fyerje për presidentin Zelenskyy, Ukrainën, Izraelin dhe popullin hebre”. “Antisemitizmi rus” po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, tha kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak. Ai gjithashtu i përshkroi deklaratat e Lavrov si një shprehje të “teorive konspirative, mbi të cilat ndërtohen gjithmonë regjimet diktatoriale”.

Në një fjalim në Knesset në fund të marsit, Selenskyj i bëri thirrje Izraelit t’i japë më shumë mbështetje vendit të tij, në luftën kundër trupave ruse. Izraeli po e mbështet Ukrainën në luftën kundër trupave ruse me helmeta dhe jelekë antiplumb, ndër të tjera, por sipas informacioneve zyrtare Izraeli nuk ka dorëzuar kohët e fundit asnjë armë në vend. Izraeli ka mbajtur tradicionalisht marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusinë. Pasi filloi pushtimi rus më 24 shkurt, kryeministri Bennett u përpoq të ndërmjetësonte mes Kievit dhe Moskës.

Burimi: ntv.de, mau/AFP, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Zelensky: Erdogan duhet të mbajë qëndrim, ose me Ukrainën ose me Rusinë

Ofíceɾí í Ʋkɾɑínës me pɾejɑɾdhje shqíptɑɾe dʋke folʋɾ shqíp: “Ne í kɑpím ɑɾmët pëɾ tɑ mbɾojtʋɾ vendín”