in

Imami kosovar: Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim

Reagime të ndryshme kanë ardhur lidhur me fotografinë e vendosur në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku ndalohet bartja e shamisë në shkollë.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, i cili thotë se nuk e vë në faj drejtoreshën e shkollës në fjalë.

“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar Dërmaku në Facebook.

Thuhet se drejtoreshen e kanë sulmuar islamikët radikalë me fyerje e denigrime, sa nuk e kanë linçuar të nxitur nga Dude Bala e gjuhës amtare serbishte, që i nxitë shqiptarët ta shqyejnë njëri-tjetrin. 

Lini një Përgjigje

Terrori i islamikëve radikalë përmes Dudie Balës (Duda Balje)

Të gjithë ne u kemi shumë borxhe Kryezinjve të Gjakovës