in

Vuçiq në prag të zgjedhjeve, u drejtohet serbëve të Kosovës!

Nga Sherif Ramabaja

I dashuri populli serb në krahinën tonë të Kosovës!

Unë po ju drejtohem me zemrën e hapur të presidentit tuaj të Serbisë, që ashtu si deri më tani, të më votoni mua në zgjedhjet e tashme.

Unë e di që jam në zemrat tuaja, prandaj as unë nuk pushoi së menduari në ju dhe i përjetoi me brengosje po ashtu hallet tuaja.

Po ashtu e di se sa vuani nën regjimin e Kurtit, i cili çdo ditë e provokon Serbinë, popullin e saj dhe ju personalisht.

 Ne zgjedhjet si gjithmonë i planifikuam edhe për Kosovën, po siç po e shihni Kurti me aparatin e tij nacionalist, separatist dhe diktatorial, nuk i përfilli as këshillat e EU dhe të ambasdorëve të Quintit të akredituar në Kosovë, për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe demokratike të Serbisë.

Është hera e dytë që Kurti po na nxjerr telashe jo vetëm me zgjedhje, po ju e patë edhe vetë se si i ndëshkoi edhe personat që ishin në takimin tim të Sigurisë Nacionale të Serbisë.

Unë ju siguroi përkundër të gjitha këtyre provokimeve, presioneve, torturave dhe ndjekjeve ndaj sebëve të kryera nga Kurti, që Serbia dhe unë gjithmonë do të qëndrojmë pranë jush.

 Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Serbia është një shtet i fuqishëm, e cila do të jetë në gjendje që të kujdeset për sigurinë tuaj dhe të popullit serb kudo që ndodhet ai.

Unë po ashtu po ju siguroj se ne xhandarmërinë dhe ushtrinë tonë gjithmonë do ta mbajmë në gjendje gadishmërie që t`u kundërvihemi tendencave të Kurtit dhe të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët nuk ia duan të mirën Serbisë.

Ne populli serb do të jemi si gjithmonë të bashkuar, kur është në pyetje mbrojtja e interesit shtetëror dhe nacional.

Tash ju po e shihni që e tërë Evropa është e preokupuar me aksionin veçantë ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ne me këtë rast jemi përcaktuar që ta përkrahim Rusinë dhe nuk kemë vënë sanksione ndaj saj, edhe pse presioni i Evropës është i madh ndaj nesh.

Unë e kam bërë me dije se ne nuk mund të veprojmë kundër popullit rus, i cili  gjithnjë ishte pran nesh.

Pra të keni besim të plotë në mua, në presidentin Putin, në popullin vëlla rus i cili gjithmonë do të na ndihmoi në realizimin e qëllimeve tona.

Me rëndësi për ne është që Rusia t´i realizoi planet e veta në Ukrainë, pastaj bashkarisht do të nisemi në realizimin e planeve të përgjithshme të parapara edhe për Ballkanin.

Për zgjedhjet e tashme unë personalisht jam angazhuar, që përmes transportit rrugor do të hyni në Serbi dhe aty ju do të votoni të lirë në kutinë e partisë sime dhe ta rrumbullaksoni emrin tim, për rizgjedhje time të sërishme si kryetar i shtetit tonë të Serbisë.

Unë ju thash se Kurtit ia kam bërë me dije që kurrsesi mos të gaboi që të niset në vendbanimet e juaja, sepse do të ballafaqohet me situatën e paparashikuar. Po ashtu ia kam bërë me dije se, faturat mbi pagesat e rrymës për ju janë të pavlefshme.

Për fat të mirë unë qëndroi shkëlqyeshëm me kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama, me të cilin po bashkëpunojmë në mënyrë shembullore për integrimet ballkanike.

Me këtë dua t´ua bëjë me die se unë punoj vetëm për interesin e Serbisë dhe të juajin.

Gjithmonë i juaji presidenti i të gjith serbëve kudo që ndodhen Vuçiq.

Shkrim nga Mars – Rover

 

Lini një Përgjigje

Ndëshkimi i parë për “kasapin e Mariopulit”

Kryeministri izraelit kërkon nga qytetarët të mbajnë armë me vete