in

Krujë, o qytet i bekuar

Naim Frashëri 

Krujë, o qytet i bekuar,prite, prite Skënderbenë!Po vjen si pëllumb i shkruartë shpëtojë mëmëdhenë.Shqiptarët t’i shpëtojënga zgjedh’ e keqe e Turqisëedhe ty të të nderojë,që je kreu i Shqipërisë.Ka pas trima shqipëtarë,që s’u trembej syri kurrë,në zemër të tij ka zjarrë,është i urtë e trim, e burrë.Mirë se erdhe, o verëqë na prure mirësinë,dhe për shumë vjet të tjerëe zbukurofsh Shqipërinë!…O moj vash’ e Shqipërisë,që më rri duke mejtuar,pa i zhvish rrobat e zisë,arriti dit’ e uruar.Zbardhi fusha, ndriti mali,nga armët e trimërisë,hingëllin e s’mbahej kali,që sill mbretnë e Shqipërisë.P.S. ka vjet që nuk e kam lexuar a dëgjuar këtë poezi. Portali Kultplus (Prishtinë), ma kujtoi. Dhjetëra herë e kam vizituar Kështjellën e Krujës, por nuk me kujtohet ta kem parë në murin ballor. Kur ishim kalamaj në Pejë e recitonIm me zjarrmi sa s’fluturonim. Po tash? Guxojnë ta recitojnë në Shqipëri e Dardani?  

Lini një Përgjigje

Unë “Shqiptari i mirë, i vdekur a gjallë”!!!

Cilët jemi ne?