in

Injoranca në aksion

Nuk është për çudi që në Kuvendin e Kosovës,shkelen të drejtat e njeriut. Është për keqardhje që një shtet i krijuar pas shekujsh vuajtje dhe gjak,përfaqësohet nga persona që në një shoqëri normale do ishin larg institucioneve.Por mjerisht tek ne vihet në pah llumi institucional.

Ne dështuam në shtetndërtim, sepse me pak mund dhe orientim të duhur gjërat do ishin ndryshe.Vetëm 5 minuta mjafton të dëgjosh një fjalim në Kuvend dhe të vjen neveri çfarë del nga goja e tyre.E kur e merrë me mend se kush duhet të jetë pasqyra e kësaj shoqërie dhe këtij shteti.Ne duam formalisht vlerat europiane por praktikisht ne i urrejmë ato,përderisa zgjedhim përfaqësues të tillë politik.

Por ja që kështu qenkan gjërat dhe Injoranca në Aksion, është duke na e zënë frymën dhe këtij shteti ja ndalon përparimin në çdo aspekt!Sa shumë njerëz të mençur e të mohuar kam takuar jashta institucioneve dhe sa shumë injorantë e pakurrizorë kam taku nëpër institucione!!

Po e shoqëroj këtë ” klithmë”me këtë foto sepse do të dëshiroja që në shkrime t’i kem mbi 500 like dhe jo nëpër foto.Por ja që ndodhë e kundërta!

Lini një Përgjigje

Myslimanit Kadirov i qanë zemra pse u bombardua Beogradi

I riu nga Kosova gjen kuleten e Meril Stripit