in

Agresioni rus në Ukrainë, jepet sot vendimi i Gjykatës së Hagës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00 në Hagë. Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit. Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.

Ndërkohë Senati amerikan bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit.

Lini një Përgjigje

Kryeministrat e tri vendeve europiane janë nisur në Kiev për ta takuar Zelenskiyn

Blinken njofton 186 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për ukrainasit