in

Miratohet vendimi për blerjen e ndërtesave të dy ambasadave

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.

Me këtë vendim, MPJD fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C., SHBA, dhe Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ri-strukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej tetë milion e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e njëzet e një euro (8,927,721. 00 €) për blerjen e ndërtesave të ambasadave.

Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga Ministria Gërvalla-Schwarz, me qëllim që MPJD-së ti lehtësohet barra financiare e pagesave të qirave të ambasadave

Lini një Përgjigje

Gratë e Kosovës shpesh kanë treguar se janë diplomate më të mira se burrat, ndonëse përfaqësimi i tyre mbetet ende i vogël

Themelohet Grupi Punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO