in

Arrestohet gazetari spanjoll: Ishte spiun rus

Polonia arrestoi një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte një spiun rus. Ai po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha të premten Agjencia e Sigurisë së Brendshme.

I dyshuari, i identifikuar si një agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), gazetari Pablo Gonzales u arrestua në Przemysl, afër kufirit të Polonisë me Ukrainën.

Në shënimin e publikuar nga policia polake thuhej se ai ishte me origjinë ruse.

Sipas të njëjtave burime ai kishte kryer operacione në favor të Rusisë nëpër Evropë dhe gjetkë nën mbulesën e të qenit gazetar.

Avokati i tij, i tha Reuters se nuk kishte arritur ende të kontaktonte klientin e tij. Ai postoi më herët në Twitter se klienti i tij ishte akuzuar për spiunazh dhe po mbahej në burgun Rzeszow.

Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj. Ajo tha se do të ofronte ndihmë konsullore.

Lini një Përgjigje

Helikopterët rusë sulmojnë qytetin e Mariupolit

Ekspertët: Ushtria ruse mund të shembet së shpejti