in

EJF falënderon Kosovën për strehimin e gazetarëve ukrainas

Qeveria e Kosovës ka vendosur të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina, të cilët u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre për shkak të agresionit rus. Ndërkohë, Shoqata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) bëri me dije se Qeveritë e rajonit e kanë ndjekur shembullin e Kosovës në iniciativën për strehimin dhe mbështetjen financiare të gazetarëve të Ukrainës.

Sekretari i EFJ-së, Ricardo Gutierrez, ka theksuar se vendimi për strehimin e gazetarëve ukrainas ka ardhur në një mënyrë shumë të shpejtë pas propozimit që ka bërë Qeveria e Kosovës.”Gjithçka është vendosur brenda disa ditëve dhe vërtetë do të doja të ju falënderohesha për këtë veprim sepse tashmë Qeveritë tjera në Evropë po propozojnë të njëjtën gjë. Jemi duke diskutuar me Qeverinë e Malit të Zi, autoritetet e Greqisë janë poashtu të interesuara të bëjnë të njëjtin veprim. Pra, do të ishte gjë e shkëlqyeshme nëse 15 apo 20 qeveri evropiane të ofronin programe të këtilla, pra programe strehimi”, ka theksuar Gutierrez në një lidhje direkte për RTK-në.Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që këtyre gazetarëve  të ju ofrohen mundësitë për ta vazhduar ta kryejnë punën e tyre si gazetarë por nga një vend i sigurtë.

Lini një Përgjigje

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë

Rusia po e sulmon Ukrainën që flet shqip