Nga Sherif Ramabaja
Është për keqardhje se ish kancelari Schröder në kohën e luftës së Kosovës ka qenë kancelar i Gjermanisë dhe i ishte bashkuar bashkësisë ndërkombëtare për aksionet e Natos kundër Serbisë.
Pasi ai i kishte humbur zgjedhjet nga Merkel kishte pushuar që të ishte aktiv në politikë, por me një prapavijë atë e kishte angazhuar Putini me funksione në konzernet e gazit në Rusi.
Putini përmes ish kancelarit Schröder kishte arritur që Gjermaninë pothuajse ta bënte të varur nga gazi rus.
Edhe Nord Strem 2 kishte filluar po ashtu edhe me bekimin e Scröderit, por nuk arriti të lëshohej në përdorim, sepse Putini nuk kishte kohë të priste duke i llogaritur planet e tij ushtarake.
Nga invazioni i Putinit ndaj Ukrainës ish kancelari Schröder është sulmuar si nga mediat, politika dhe përfaqësuesit e partisë së tij SPD, për qëndrimin e tij ndaj planeve agresive dhe luftarake të Putinit.
Schröder nuk është lajmëruar fare deri më tash në publik, po as nuk ka bërë reagim, apo distancim nga Putini.
Mediat rregullisht paraqesin takimet e tij me Putinin, i përqafur me te.Tash po i bëhet presion që ta dorëzoi funksionin e tij në konzernin e gazit Roznef.
Nëpunësit e byrosë së tij në Berlin janë larguar që të gjith, në shenjë reagimi ndaj raporteve të Schröderit me Putinit.
Këto ditë po ashtu SPD e një Bashkie ka bërë kërkesë për përjashtimin e tij nga partia.
Pra në perëndim askush nuk i shpëton presionit, nëse konstatohen shkelje të rregullave demokratike. Për këtë qëndrim të tij ish kancelari Schröder do të ketë konsekuenca morale, po ashtu edhe praktike, duke e kërcënuar me largim nga partia. Kuptohet ndëshkimi më i madh për te do të jetë ndëshkimi moral, sepse si do ta shpëtoi fytyrën.
Një figurë tragjike po ashtu në këtë drejtim e kanë shqiptarët – kryeministrin Rama, po ai për gjithëçka e ka lëkurën e trashë.
Ai këto ditë ishte në hall, sepse miku i tij Vuçiq i kishte dalur krah Putinit duke taktizuar në kërkim të kohës për të marr vendim dhe në fund paraqitej me qëndrim dubioz – do ta përkrah integritetin territorial të Ukrainës, nëse ajo e denon qëndrimin e Natos për bombardimin e Serbisë.
Rama po ashtu këto ditë nuk ishte fare aktiv dhe ishte bërë një pulë, duke i pushuar edhe fyerjet ndaj Bashës, Metës e Berishës.
Kjo nuk zgjati gjatë, sepse u lehtësua kur Serbia në OKB votoi pro rezolutës për denimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Rama tha: i tërë Ballkani Perëndimor doli i bashkuar, duke menduar në mikun e tij Vuçiq.
Në realitet Vuçiq ia kalon edhe Putinit, sepse po t´i vinte rasti do t´i zhdukte shqiptarët kudo qofshin.
Këtë janë munduar shqiptarët t´ia bëjnë me dije Ramës, po ai e ka qëndrimin e vetë.
Për te nuk vlejnë normat morale, presioni publik, protestat, mediat, institucionet, opozita etj.
Rama po ashtu mendohet se ishte në hall, ngase nëse Putini nuk e ndërprenë agresionin ndaj Ukrainës, do t´i dështonte plani serbo – rus i Open Balkan.
Po ashtu me fundosjen e këtij projekti, do të fundosej edhe miqësia e tij me Vuçiqin.
Ndoshta më në fund shqiptarët mbushen mend, që ta ndëshkojnë Ramën për veprimet e tij antikombëtare, ashtu siç po e ndëshkojnë gjermanët ish kancelarin e tyre.