in

Kush e tradhtoi Marin Memen dje në Shkup?

Një ditë përplot me emocione të ëmbla që po na vinte bashkëkombasi jonë nga Shqipëria, po aq sa e ëmbël ishte edhe pak stresuese nga ana ime pasiqë vinin informacione të çuditshme gjatë gjithë kohes se diçka nuk po shkonte siç duhet, por që realisht ishte një ditë kur falë Marininit u kuptuan agjentat e UDBËS dhe spiunat që neve na flasin shqip gjatë gjithë kohes e ne nuk i vërejmë!

Çdo gjë ndodhi ditën, por nata e zbuloi, pasiqë ditën ata tentuan por nuk e realizuan, sa naiv mund të jesh kur një mikrob tradhton, spiunon njē atdhetar shqiptar e askush mos e kuptoj, sidomos një shqiptar sikur Marini, çdo gjë u zbulua në mbrēmje nga telefonat dhe personat e autoriteteve që ishin Shqiptar tē paster dhe gjatë gjithë kohes në mënyrë të fshehur informojnë se duan ta pengojnë, a e penguan? Jo, pasiqë Marinin ishin duke e pritur një ushtri nē amfitheater që e duan pa kusht dhe ato ishin studentët.Tashmë çdo gjë është e ditur nga gjithkush, kush dhe si spiunoi, duke ju qëndruar në pelena sllavëve…

Por që në shtetin shqiptar do japin llogari në organet kompetente, informacionin se kush janë agjenta të UDBES do ta dërgoj edhe në Kosovë, domes spiunat shqipfolës në Maqedoni duhet t’i dinë të gjithë autoritetet e dyja shteteve tona.Marini poashtu dje i kuptoi të gjitha, në njërên anë më vjen mirê dhe në anën tjeter më vjen keq, më vjen mirë që tani vetë Marini pa çdo gjê, dhe më vjen keq që si shqiptarët e Maqedonisë ndodhën në këto situata edhe në këtë shekull!

Dhe që e bindur se do të japin llogari.Marinin përpos që nuk kishte fuqi askush ta ndalojë në Shkup, ai edhe emision xhiroi dje dhe atë pikërisht në zonat më tē rrezikshme.

E tillë jeta TRIM LIND Por edhe servil dhe lëpirs lind.Rrenjet e thella Esat Pash Toptani, po kanë harruar se edhe Avni Rrustemi i ka edhe më të thella.Tradhtarve në fund ju them, sa të mjeruar jeni!

EDHE SPIUN EDHE TRADHTAR MOS GUXO TË DEKLAROHESH SHQIPTAR

Lini një Përgjigje

Myftiu i Komunitetit Mysliman në Ukrainë, i bëri thirrje botës muslimane që të mbështesë Ukrainën

Ushtari ukrainas lyen fishekët me dhjamë derri për çeçenët: Në vendin tonë nuk do të shkoni në parajsë!