in

Ndarja e Serbisë dhe demokratizimi i Rusisë, do ta qetësonin Evropën !

Nga Sherif Ramabaja

Ballkani Perëndimor duhet të marr shembull se si perëndimi u bashkua fuqishëm, kundër invazionit rus në Ukrainë.

Hapave të njejtë duhet edhe diplomacia e Ballkanit Perëndimor të shkoi, për ta  bërë të qartë se nëse tolerohet një Serbi e tillë çfarë sot ekziston, nuk do të ketë paqe dhe qetësi në rajonin e Ballkanit.

Duhet marr ofenzivë diplomatike duke sqaruar se populli dhe shteti serb, janë krijesë artificiale e krijuar nga Rusia.

Populli serb e ka vjedhur dhe falsifikuar historinë, duke u përpjekur që t´i asgjësoi shqiptarët, gjë që njejtë vepron edhe sot.

 Na e kanë vjedhur trashëgiminë, e kanë identifikuar dhe e identifikojnë veten me të kaluarën tonë.

Serbia kurr nuk ka hequr dorë nga planet e tilla të gjenocidit ndaj popullit shqiptar, që është i njohur nëpër periudha të historisë.

Për ta penguar një gjenocid të tillë ndaj nesh, u desh që edhe Nato të intervenonte në vitin 1999 – 2000.

Prandaj ne duhet vetëm ta presim momentin, që këtë shtet të themeluar në kurrizin tonë, ta ndajmë me fqinjët tanë.

Ne nuk duhet të kemi qëllime që të kryejm gjenocid apo ta asgjësojmë popullin serb, sepse ne do të binim në nivelin e tyre, po ne do të ndihmojmë që populli serb të çlirohet nga mitet tij, ta njoh dhe ta shoh të vërtetën dhe realitetin me sytë e tij.

 Kur populli serb ta ketë kuptuar të vërtetën mbi vetëveten, do të duhej lejuar që pastaj t´i njihej shteti, territori, kultura etj, kuptohet të vërtetuara dhe dokumentuara në baza shkencore.

 Evropa po ashtu duhet ta ketë të qartë, nëse mendon që problemet t´i ketë nën kontroll, do të duhej që të punoi intenzivisht në demokratizimin dhe çmilitarizimin e Rusisë.

Të gjith e kanë të njohur që Rusia ekonomikisht është një shtet i plogsht, po ka një armatë të fuqishme si pasojë e udhëheqësve diktatorial, të cilët me plane hegjemoniste u grabisin territore fqinjëve, ose i pushtojnë tërësisht.

Qasja e EU duke munduar që me urtësi dhe karrotë t´i qetësoi apetitet e Rusinë dhe Serbinë, po vërehet që ishte e gabuar.

Populli rus duhet të jetë i gatshëm ta merr fatin e tij në dorë të vetë, të demokratizohet, ta ngritë mirëqenjen, të distancohet nga e kaluara dhe ta ndërroi qëndrimin ndaj fqinjëve.

Ballkani po ashtu me ndarjen e Serbisë, do t´i kthehej stabilizimit të përgjithshëm në këtë pjesë të Evropës.

Po nuk u punua në këto dy drejtime Evropa do ta ketë vështirë të qetësohet, sepse udhëheqësit serb gjithmonë kanë qenë të paparashikuar, gjë që ishin edhe shkaktarë në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Rusia po ashtu gjithmonë ishte një rrezikim i paqes botërore, sepse ajo kurr nuk ka arritur të demokratizohej.

 

Lini një Përgjigje

Zelenskyi akuzon forcat ruse se po shënjestrojnë civilët

Vera Bekteshi fiton Çmimin Kadare me romanin “Pusulla Letre”