Shkruan: Mevi Rafuna
Sot u zgjova vonë dhe një mik kishte postuar lutje për Ukraninen.Se dija saktësisht çfarë ka ndodhur dhe e pyeta.Më tregoj që Rusia kishte filluar sulmet në Ukraninë.Kur ke rrjete sociale, rrjedhshmëria e ngjarjeve vjen me shpejtësi, andaj rrjeti ishte mbushur me foto që dukeshin apokaliptike.Tym,raketa në ajër, tanke që ecnim mbi vetura,nëna me fëmijë në duar, prindër që ndaheshin nga fëmijet/ ndoshta me lamtumirën e fundit, të plagosur me fytyra të përgjakura, të vrarë mizorisht nga luftimet.Si fëmij e përjetova luftën por ato kujtime dhe përjetime i kam të freskëta.
Asnjëherë s’kam mundur t’i harroj, edhe pse kam dashur edhe pse jam munduar.Tani që jam nanë, instikti menjëherë nga ato pamje të tmerrshme që pamë sot, më bënë të pasigurtë jo për veten por për djalin tim.Kisha menduar që luftrat në Europë dhe në Ballkan mbaruan me shkatërrimin e Jugosllavisë, por ja që qenkam gabuar.Dhe shembulli i Ukraines fletë qartë edhe për neve, veçanërisht me gjithë çështjen shqiptare në Ballkan. Ukraina ka vuajtur gjatë nga korrupsioni dhe politikanët e saj pro-rus.Kështu kur nga brenda shkatërrohet çdo pore e shoqërisë, pushtimi nga jashtë vjen si pasojë e keqorientimit të elitës politike e cila nuk ndjek idealet e një populli por zhytet thellë e ma thellë në të keqen e cila sikur kjo rezultoi të jetë fatale.
Sepse armiku më i keq është ai që vjen nga brenda që të gërryen vazhdimisht, dhe kur të vijnë sulmet e tilla nga jashta je i pafuqishëm që të ju bësh ballë.Kam shkruar vazhdimisht për kalbjen e vlerave në një sistem monstër në të cilin jetojmë.Kam diskutuar vazhdimisht për këtë gjë që më duket fatale për shpirtin e popullit tonë.Sepse një popull pa shpirt, shndërrohet në një popull vegël që individët apo grupet e caktura e përdorin për egon e tyre të sëmurë që me çdo kusht ta arrijnë dhe ta mbajnë pushtetin.Kur të gjitha vlerat kalben dhe bien për toke, aty lulëzon budallallëku me të madhe. Dhe sa më egoist, sa më i shthurur, sa më idiot të jesh ky popull shkon pas teje.Këtu të urtin e shkelin që në fillim, qoftë familja qoftë rrethi, qoftë shoqëria.
Andaj ne jemi në këtë katrahurë sepse nuk kemi njerëz të urtë e të ditur në institucionet tona.Ata ndoshta janë diku me një qoshe, ndoshta janë në kufijtë e ekzistencës së tyre, apo ndoshta kanë marrë rrugën e pakthim në fundin e botës.Nuk mbahet asgjë me folklorizma por duhet dalur në terren, ta shohësh si jetojnë njerëzit realisht.Ne gënjejmë që jemi patriot sepse e vërteta është se ne nuk e duam njëri tjetrin.
Edhe dashurinë e kemi me hile.Këtu bëhen gara xhelozie, në vend se ta mbështesim njëri tjetrin ne tentojmë ta ulim tjetrin në çdo formë apo mënyrë të mundshme.Sepse suksesin i tjetrit nuk e duartrokasim përkundrazi nëse do mundnim do e ndalonim.Dhe këto që i them nuk janë trillim i imi por janë e vërtetë.Ne ende nuk e dim si është shteti, çfarë duhet të bëjmë që ta ruajmë shtetin, çfarë sakrificash kanë bërë njerëzit për ta mbajtur e përparuar shtetin.Ne vetëm konsumojmë, dhe secili që del dhe merrë një pozitë të rëndësishme vetëm merrë nga ky shtet pa japur asgjë. Më çudit pangopsia e tyre e cila është infinit.Ne japim para për kisha e xhami por nuk japim para për ushtrinë tonë. Jeta nuk qohet me lutje.Lutu kot sepse gjërat nuk bien nga qielli.Se pashë asni biznismen që derdhi para për ushtrinë por derdhin para për xhami e motele.
Pastaj ne lutemi se do vie Amerika të na shpëtoj. Nuk u mësuam se askush nuk të shpëton përgjithmonë madje as vetëvetja.Tek ne u rritën dhe kultivuan gjërat e turpit andaj është e kot çdo shkronjë që e lidhi.Por ja që ndërgjegjia ime nga brenda më thotë të reflektoj, ta jap atë që natyra ma ka falur sepse mendimet dhe fjalët s’mund t’i mbajë përbrenda. Nuk shkruaj as për vëmendje as për famë, as se dua t’i servilosem ndoj partie politike. Shkrimet e mia nuk paguhen sepse dija nuk matet e as nuk paguhet. Shkruaj sepse kështu ma thotë shpirti im që ndoshta diku dikush është që mendon si unë.