Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarri që përfshiu objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj është duke u lokalizuar.
Drejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Basri Shabani, ka thënë se zjarri ishte i madh, por është lokalizuar.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk është raportuar për të lënduar.
Kaplohet nga zjarri ‘Viva Fresh Store’ në Ferizaj
Objekti i supermarketit “Viva Fresh Store”, në Ferizaj është kapluar nga flaka pas mesnate.
Njoftohet se në vendngjarje kanë arritur ekipet zjarrfikësve dhe policia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se në këtë incident nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.


