in

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina

Ndërkaq, kjo ministri ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë se për informacione dhe ndihmë konkrete të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë, në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që gjenden në Ukrainë të largohen nga aty sa më parë, pas rritjes së tensioneve me Rusinë. Përmes një njoftimi për media MPJD, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë.

“Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndërkaq, kjo ministri ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë se për informacione dhe ndihmë konkrete të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë, në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net

Gjatë ditës së djeshme një thirrje të tillë për qytetarët e tyre e kanë bërë edhe disa shtete tjera, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mysafirëve”: Një kod shqiptar që shpëtoi hebrenjtë në kohë të errëta

Ushtarakë nga Kosova e Shqipëria shprehin interesim për të luftuar në Ukrainë