in

Pyetësorin Rama po mendon ta zgjeroi edhe në Serbi ?!

Nga Sherif Ramabaja

Ditët e fundit kryeministri Rama personalisht është deklaruar mbi pyetësorin e Këshillit Kombëtar dhe me mburrje ka deklaruar se është plotësuar mbi më shumë se 270.000 veta.

Kryeministri Rama i entuziazmuar mbi interesimin e pyetësorit të tij po mendohet që në një të ardhme të afërt, një pyetësor përafërsisht të ngjajshëm ta organizoi edhe në Serbi.

 Momentalisht një verzion të improvizuar të pyetësorit në Serbi, e ka dorëzuar në një formë me karakter hulumtimi, për të parë interesimin e publikut atje.

Pyetjen e parë nga burimet e veta e ka zbuluar Mars – Rover : Çka mendoni mbi kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama.

Përgjigjet përafërsisht ishin të pritshme, po edhe befasuese. Rama është kryeministri më i mirë, që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Ai është kryeministri i parë i vendit tuaj cili me tërë forcat e tij, po lufton për afrimin e Shqipërisë dhe Serbisë.

Ne jemi të befasuar nga ai. Ne kurrë nuk kemi pritur nga një shqiptar, që angazhohet për të drejtën legjitime të Serbisë.

Ne kemi përshtypjen që shqiptarët na urrejnë dhe po të kishin mundësi do të na zhduknin, po me këtë kryeministër gjërat po ndryshojnë.

Rama na i hapi dyert, që të shkonim për pushime në Shqipër. Ai po shkon edhe më larg dhe me presidentin tonë, po bëjnë plane për Open Ballkan.

Njëri ishte përgjigjur i befasuar: udhëheqësit shqiptar i numron në gishta të cilët kanë punuar për marrëdhënje të ngushta me Serbinë, e njëri nga ta është edhe kryeministri Rama. Po të kisha mundësi do ta mbuloja me puthje, deklaron ai.

Pyetja e dytë : Çka mendoni mbi të ardhmen e shteteve tona ?

Njëri kishte dhënë përgjigje direkte. Unë kisha propozuar që të bashkoheshim. Ne kemi një të kaluar të përbashkët, histori të përbashkët dhe të ardhmen tonë duhet ta organizonim bashkërisht. Ne ju kemi ndihmuar të çliroheshit nga fashizmi. Ne ua krijuam Partinë Komuniste dhe ne e sollëm në pushtet Enver Hoxhën, po ai pastaj i theu parimet dhe herë bëhej me Stalinin e her me Kinën, kurse ne na përbuzi.

Një bashkim me ne, do ju sjell në majat e botës në të gjitha fushat. Ne tash jemi me dy superfuqitë botërore me Rusinë dhe Kinën, po jemi të hapur edhe me perëndimin.

Po të na bashkoheni, dy palët do përfitonim nga njëri – tjetri. Ne ju përqafojmë me dy duart. Bashkohuni me ne, shkruante ai.

Çfarë mendoni për Open Ballkan, kishte pyetur kryeministri?

Ju të dytë jeni më të mirët, fjala ishte për Vuqiç dhe Ramën, sepse kur të tjerët po na injorojnë, ju gjetët rrugët e hapjes dhe bashkimit të popujve tanë.

Ne ju duam udhëheqës të përjetshëm, vazhdoni kështu sepse populli ju do. Do hyni në histori, shkruante tjetri. Mezi po i pres pushimet, të nisem në bregdetin tuaj, rroftë Rama.

Kur do e njihni pavarësinë e Kosovës, ishte pyetja në vazhdim?

I dashuri Rama, mos na provoko. Unë e di se ju bëni batuta, prandaj këtë pyetje edhe ashtu po e marr.

Ne e dimë që ju nuk keni marrëdhënje të mira me udhëheqësit e Kosovës, sepse ata ju injorojnë, nuk ju ndjekin ju dhe qëndrimet e juaja.

Ju e dini që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Ju e dini që ajo është pjesë e jona dhe ashtu do të mbetet. Ne e kemi në kushtetutën tonë. Kosova është Jeruzalemi dhe djepi ynë! Pse ata nuk mendojnë si ju dhe ne lehtë do ta zgjidhnim këtë problem?

Ata nuk e shikojnë interesin e Serbisë, po vetëm të tyrin. Ne menduam se i disciplinuam. Pas Luftës së Dytë Botërore ua dham të gjitha të drejtat e barabarta, po ata prap me idetë e tyre.

 Ne ua zgjidhnim dhe caktonim udhëheqësit e tyre më të mirë duke filluar nga Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Bajramoviqi, Azem Vllasi, Rrahman Morina etj. kurse ata i përbuznin edhe njerëzit e tyre.

 Ne skishim se çka të bënim më shumë për ta. Ne nuk mund të heqim dorë nga territori ynë.

Unë vazhdova gjatë i dashuri Rama, duke e kuptuar këtë vetëm si batutë  tuajën, përndryshe unë e di që ju përafërsisht ndani mendime të njejta me ne.  

Nga Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Besa Myftiu: “Baba im nuk ka lejuar të infektohem nga dogma e komunizmit”

Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mysafirëve”: Një kod shqiptar që shpëtoi hebrenjtë në kohë të errëta