Shkruan: Rexhep Gjergji
Para dy ditësh, në njërin nga televizionet serbe, ish udhëheqësi i lartë i sigurimit shtetëror serb-jugosllav (UDB), Bozhidar Spasiç, e tha qartë se si është bërë vrasja e veprimtarëve politik shqiptarë në perëndim. Ai madje, pa ju dridhur gjuha fare, shpjegoi se si kanë vendosur dhe si është bërë ekzekutimi I vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës. Në këtë kontekst ai kërcënoi hapur ministren e jashtme të Republikës së Kosovës zonjën Donika Gërvalla-Schwarz .
Ky është edhe një argument tjetër që shteti serb duhet vënë para përgjegjësisë para shtetit gjerman brenda të cilit ka kryer një vrasje me elemente terroriste. Kërcënimin ndaj zonjës Gërvalla shteti i Kosovës duhet ta marr shumë seriozisht, ministren Gërvalla ta marr në mbrojtje, ndërsa me këtë kërcënim të pa presedan të njoftoj gjithë faktorët ndërkombëtarë.


