1.
Krime lufte partizanët shqiptarë dhe emisarët serbë kishin bërë gjatë luftës dhe pas luftës. Kur u kapë grupi i Kryezinjve të Gjakovës, nacionalistë pro britanik, oficeri britanik Simkoks e paralajmëroi Fadil hoxhën, se nëse i ekzekuton do ta ndiqte për krime lufte deri në fund të botës.
Fadil Hoxha i ekzekutoi 21 pjesëtarë të grupit të Kryezinjve, sepse ishin për Shqipërinë etnike dhe pse përpiqeshin që Shqipëria të futej nën ndikimin e Britanisë së Madhe.
Fadil Hoxha ishte në listën e kriminelëve të luftës për shqiptarët që i vrau. Pjesëtarët e grupit të Kryezinjve nuk ishin të vetmet viktima të Hoxhës së Kosovës. Ai vrau edh dy vëllezërit Mançestena para nënës së tyre, pastaj i tradhtoi disa krerë nacionalistë, që u premtoi se po u dorëzuan do t’i falte, kurse kur u dorëzuan i vrau.
2.
Miladin Popoviçi, alias Aliu, kolon sllav, e themeloi Partinë Komuniste Shqiptare me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë. Në krye të kësaj partie kukëll e vuri Enver Hoxhën. Popoviçi sipas raporteve sekrete britanike bëri krime lufte në Shqipëri, nxiti gjakderdhjen në mes të komunistëve shqiptarë dhe ballistëve, e prishi Konferencën e Mukjws që do t’i pajtonte shqiptarët. Kështu raporton një oficer britanik nga Shqipëria në Bari të Italisë.
Dhe megjithatë krimet që i kanë bërw ka ca budallenj e tru shpërlarë që i konsiderojnë heronj. Mjerë na për ta.


