in

Macron: Një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë është e arritshme

Presidenti francez Emmanuel Macron  para takimit  me homologun e tij rus Vladimir Putin është shprehur se një marrëveshje për të shmangur luftën në shkallë të plotë mes dy vendeve është e mundur.

Ndër të tjera ai është shprehur se është legjitime që Rusia të ngrejë shqetësimet e saj të sigurisë. Macron ka bërë thirrje për një “ekuilibër të ri” për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për të qetësuar Rusinë.

Ai përsëriti se sovraniteti i Ukrainës nuk ishte për diskutim. Rusia ka grumbulluar trupa në kufirin e Ukrainës, por mohon planifikimin për të pushtuar.

Lini një Përgjigje

Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Arrestime pas fyerjeve ndaj Erdoganit në Twitter