Rugova: Ideja për ndarjen e Kosovës ka dalë para dy vjetësh prej opozitës serbe. Zyrtarisht ky koncepcion është paraqitur nga ish-presidenti jugosllav Qosiq. Unë mendoj se ndarja e Kosovës është e pamundshme, sepse jashtë pjesës shqiptare do të mbesin afër një milion shqiptarë. Qëllimi kryesor i kësaj ideje është që të detronizohet ideja për pavarësi, apo për diçka tjetër…
Prapa propozimeve serbe qëndron interesimi bazik për resurse natyrore.
Zëri: A mund të ndodh që Serbia të bëjë “pazare” me këto resurse, ta zëmë duke i ofruar Anglisë sërish monopolin mbi “Trepçën”, nëse ajo përkrah idenë e Beogradit për ndarjen e Kosovës?
Rugova: edhe ne mund të bëjmë kësi lloj “pazari” aq më tepër kur kemi legjitimet historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën.
(Nga libri: Kështu foli Rugova, përgatitur nga Munish Hyseni) Zëri: janar 1994