in

“Corriere della Sera”: Ngrihet perdja mbi llahtaritë e Erdoganit

Kisha fikur dritën e kisha detyruar veten të heshtja mbi një mijë fëlligështi që njoh, e mbi të cilat njoftohem vazhdimisht, në Turqinë e diktatorit-president-sulltanit Rexhep Taip Erdogan. Ishte kthyer pothuajse në një ankth.

Por tani nuk mundem më të hesht. Lajmet dhe videot, që shumë turq guximtarë më dërgojnë, janë me të vërtetë të përbindshme. Vëndi që e dashuroj prej kohësh është kthyer në një burg gjigand e mizor, hyrje vdekjeje lartësisht të mundëshme. Kush përfundon në burg, përveç dhunimeve të çdo lloji, shtyhet në vetëvrasje. Janë qindra të arrestuarit që kanë treguar forcën për të thënë të vërtetën e që shkojnë të shumëfishojnë numërin e atyre që parapëlqejnë të heqin dorë nga jeta, duke u vetëvarur, më mirë se sa të qëndrojnë nën poshtërsinë e diktaturës së pamëshirëshme. Nuk flas për fakte që kam paditur prej vitesh. Nuk flas për shitje apo dhurime tokash turke për të pasuruar të vetmin pronar dhe sejmenët e tij. Nuk flas për bisedën telefonike ndërmjet Erdoganit e të birit, në të cilën ai i kërkonte të zhdukte më shumë se 20 milionë dollarë, frute të trafiqeve të paligjshme. Nuk flas për doktoratin qesharak në filozofi të Universitetit të Bolonjës të birit (objekt i një hetimi gjyqësor), i regjistruar vetëm për t’i dhënë mundësi të arrinte Zvicrën me shpejtësi për të depozituar plaçkën e vjedhur. Nuk flas për paratë e paguara nga Bashkimi evropian Ankarasë për të shmangur një mësymje të ikurish. Nuk flas për atë që Ankaraja bën në Kurdistan kundër pakicës guximtare kurde. Nuk flas për një politikë të jashtme të shthurur. Heshtje përvëluese mbi gjithshka.

E megjithatë kam besuar gjithnjë në një gazetari të vërtetë, të përbërë nga kronika, shkrimi i mirë e aftësia për përimtim e për ide. Por besomëni. Kurrë nuk do të përfytyroja zinxhirin e llahtarive që më tregojnë e më dokumentojnë. Miq gjykatës që kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimeve, ikin për të shpëtuar kokën. Në 16 mars të këtij viti “Çështja Drejtësi” në Turqi ishte paditur nga Komisioni i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mendoni se në 2020, 283.000 njerëz ishin arrestuar, me urdhër të Erdoganit, sepse ishin paditur për terrorizëm. E mendoni se në fillim të 2021 numëri ishte rritur në 597.783. Një lager i përbindshëm.

E them me zemër të copëtuar sepse kisha besuar në fillim në reformizmin e Erdoganit. Kur ishte kryetar bashkie në Stamboll, madje edhe kur arriti të bëhej kryeministër. Kishte qënë një iluzion. E kam njohur mirë diktatorin-sulltan, e kam intervistuar katër herë, veç të dëgjuarit e të rrahurit të gjallë të mendimeve me të gjatë disa konferencave për shtyp në Stamboll e Ankara. Disa vendime, i sapo zgjedhur president, më kishin çatrafilluar të tjerë më kanë shkandulluar. Fëlligështia që kishte shpikur sulltani në natën e të hamendësuarit grusht Shteti, fëlliqësi që kishtë bërë botën të rrënqethej, ishte me të vërtetë e tepërt. Kisha arritur të zbulonja, me disa telefonata të rëndësishme, dhe jo nga celulari i mbikontrolluar i imi, se Erdogani ishte me pushime.

Nuk ishte në fluturim, duke i kërkuar strehim politik udhëheqësve të gjithë Evropës. Nuk do të ish kthyer në Ankara por në Stamboll, duke shpresuar se do të kishin fituar guakët syleshë. Luajta atëherë, në prag të ditëlindjes sime të shtatëdhjetë, të gjitha letrat e besueshmërisë sime. Nuk do t’i kisha flijuar kurrë për një lajm mahnitës të pamundur. Një ditë më vonë ishte bërë një gjeni, gjithmonë pamundësisht.

Që nga ai çast Erdogani në mëndjen time ishte shndërruar në pothuajse kriminel. Sot do t’a hiqnja fjalën “pothuajse”. Çdo lloj përbindshmërie në Turqi është e mundur. Evropa që i shet armë duhet të turpërohet. Me që ra fjala Giorgio Gaber këndonte “Më dhemb bota”. Sa është e vërtetë e sa më mungon o Giorgio, miku im i dashur.

Corriere della Sera”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vdes 15-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

The Guardian: Pse Shqipëria do të ketë bum turistësh në vitin 2022