in

Rama, katalog pyetjesh për qytetarët !

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Nga Sherif Ramabaja

Strategjia e kryeministrit shqiptar ka qenë është dhe do të jetë, komunikimi i hapur me qytetarët.

Kjo strategji e ka mbajtur në pushtet, vazhdon ta mbaj dhe kështu mendon të vazhdoi tutje, sepse karriga atij i është ngjitur për shpine.

Opozita e akuzon se një strategji e tillë është formalitet, sepse ai udhëheq me një program të tillë propagandues që është i njohur nga ideologjitë komuniste, diktatorët dhe deri te autokratët e ditëve të sotme.

Strategjia është e instaluar, dikush duhet të kujdeset dhe ta udhëheq, të tjerat janë të programuara, sepse gjithçka dirigjohet.

Nuk ka rëndësi sa është interesimi apo pjesëmarrja e publikut, sepse shifrat manipulohen ashtu siç dëshiron qendra komanduese.

Rezultatet paraqiten në tavolinë si për zgjedhjet ashtu për gjithçka tjetër, me rëndësi është komunikimi me masat që t´i drejtosh ( manipulosh ).

Xhevahiri më i ri i kryeministrit është, katalogu për t´i pyetur qytetarët : në sa ora hani mëngjes, pastaj kur bini në gjumë, çkeni ëndërruar, apo sa herë dilni natën në WC për të urinuar.

Një pyetje e rastësishme mund të jetë, sa herë në javë bëni seks. Për të rinjtë mund të parashtrohet pyetja se çka duan të bëhen në jetë : sa duan që ta kenë rrogën, sa fëmijë duan t´i kenë, apo kur keni vendosur që ta braktisni Shqipërinë.

Të gjitha këto dëshira ua plotëson, kush tjetër përpos kryeministri i juaj Rama, sepse pyetjën kryesore ende nuk ua kam bërë.

Kanabisin, të dashur miq kur mendoni që ta legalizojmë. Derisa në EU e lejojnë me recept të mjekut ne jemi zemërgjërë, do e lejojmë për të gjitha grupmoshat dhe pa kurrfar kufizimi.

Të dashur bashkatdhetarët e mi, unë dua ta di se a ju mjafton kanabisi, apo t´i lejojmë të gjitha llojet e drogës duke përfshirë edhe kokainën.

Ne flasim, komunikojmë me rrjetet soziale, diskutojmë dhe bëjmë plane mes vete, por unë kujdesem për ju dhe marr vendime, sëbashku me vëllezërit e mi tashmë të konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Në katalogun e pyetjeve që e kam konfirmuar e që pothuaj e kisha harruar do të ishte, si dhe ku ta luftojmë korrupcionin. Mi thoni dhe mi vizatoni emrat e atyre që merren me këtë profesion, të tjerat mi lini mua.

Pastaj pyetja në vijim mund të jetë si e doni Shqipërinë, kopsht me lule apo lypëse në EU.

Duke qenë transparent, po ashtu mund t´ju pyes për bravat e derës, ku t´i vendosim, çfarë kualiteti dhe çfarë forme të kenë. Unë dua ta fitoi besimin tuaj, që të jem kryeministër i suksesshëm.

Më në fund dua një kryetar shteti të aftë, të cilin shqiptarët e duan e respektojnë dhe e çmojnë si kryetar republike, sepse ju e patë dhe e përjetuat vetë Metën se çfarë ishte.

Shkrim nga Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Deklarata historike për mbajtjen e Konferencës së Rambujesë

Klasa politike e Kosovës mban përgjegjësinë historike pse manastiret ortodokse i janë dhuruar Serbisë!